Kaos në Itali/ Shtatë mijë pasagjerë të një anije izolohen brenda, dy pasagjerë dyshohen të infektuar me koronavirus

Kaos në qytetin italian, Civitavecchia, ditën e sotme, pasi një anije me shtatë mijë pasagjerë është bllokuar pasi dyshohet se një grua është e infektuar me koronavirus.

Anija është bllokuar mëngjesin e sotëm, pasi gruaja ka shfaqur simptoma të ngjashme me gripin.

Gruaja është izoluar në një dhomë dhe po kontrollohet nga tre mjekë të cilët shkuan në bord, ndërsa nën mbikëqyrje është edhe bashkëshorti i saj, ndonëse nuk ka shfaqur asnjë lloj simptomash.

Mostrat janë dërguar në një spital të specializuar në Romë dhe rezultatet pritet të dalin në mbrëmje vonë./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne