Kapen 613 kg kokainë në portin e Durrësit, reagon ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj

Ministri Xhafaj ka reaguar ne një postim ne Twitter pas operacionit të policisë dhe prokurorisë ku u kap një sasi rekord kokaine në portin e Durrësit, në një kontenier të ngarkuar me banane që vinte nga Kolumbia. Ai e ka quajtur si një super aksion të policisë së shtetit në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese të huaja. Po ashtu ai ëhstë shprehur se shteti po vepron duke paralajmëruar edhe një konferëncë për shtyp.

Një superaksion i Policisë së Shtetit në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese vendase dhe të huaja. Goditje e fortë trafikut ndërkombëtar të drogës! Hetimi vazhdon! Forca e Ligjit, forca e shtetit po vepron. Pas pak detajet nga policia e shtetit në një konferencë për shtyp”. – shkruan Xhafaj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne