Kapen në Greqi mbi 500 kg kokainë në kontejnerë me banane

Kapet mbi gjysmë ton kokainë në kontejnerë me banane. Autoritetet Greke gjetën më shumë se 500 kg kokainë në kontejnerë bananeje në portin e Pireut. Një operacion i madh është duke u zhvilluar nga autoritetet greke. Hetimet përveç portit të madh të Pireut janë shtrirë edhe në Selanik dhe qytete të tjera. Sipas burimeve mësohet se katër persona janë arrestuar deri më tani ndërsa pritet që numri të rritet.

Nga autoritetet doganore SDOE dhe Autoriteti Portual janë sekuestruar më shumë se 100 kontejnerë me banane që kanë mbërritur në Piraeus nga Ekuadori, dhe deri më tani janë gjetur më shumë se 500 kg kokainë e pastër.

Kjo ngarkesë është kapur në 24 orët e fundit, ndërsa gjithçka ka nisur në fillim të gushtit, kur autoritetet greke kishin marrë informacione për një ngarkesë të madhe në Athinë dhe Selanik.

Më 2 gusht, hetimi nisi në Selanik, ku me ndihmën e një njësie me rreze X nga Zyra e Doganave të Selanikut, u zbulua në një ngarkesë me banane një sasi prej 51 kg kokainë. Disa ditë më vonë, më 13 gusht, 24 kg kokainë u kapën në një tjetër ngarkesë. Sipas hetimeve sasia e orëve të fundit në Portin e Pireut me mbi 500 kilogram kokainë të pastër dyshohet të ketë lidhje edhe me sasitë e kapura në dy raste në muajin gusht. Po punohet për të kapur baronët dhe për të identifikuar marrësit dhe bosët e mëdhenj.

Të gjitha këto sekuestrime tregojnë se sasitë janë shumë më të larta, por autoritetet po e trajtojnë çështjen me kujdes të veçantë në një përpjekje për të sqaruar të gjitha aspektet dhe për të verifikuar nëse kartelet e Amerikës Latine kanë synuar Greqinë apo Greqia është vend tranzit./balkanweb/

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne