Kapet banda, psikologu fuste drogë në burg

Policia e Durrësit në bashkëpunim me Prokurorinë kanë sekuestruar heroinë, kokainë, kanabis sativa, celularë dhe vlera monetare brenda ambienteve të burgut të Durrësit.

Operacioni i koduar “Psikologu”, ka vënë në pranga edhe pesë persona, midis të cilëve psikologun e burgut, Arjan Belishova, një shitës në burgun e Durrësit, Serxhio Shtjalashi, një i burgosur, Saimir Zotkaj si dhe dy banues në Durrës, Sodiol Duma dhe Astrit Hushi.

 

 

Sipas policisë, këto të fundit siguronin lëndët narkotike dhe psikologu i fuste në ambientet e burgut, ndërsa i burgosuri Zotkaj i shpërndante te të burgosurit e tjerë, lekët dorëzoheshin te shitësi i burgut, duke i kamufluar sikur po blinin produkte ushqimore ose cigare.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne