Kapet kreu i grupit të vjedhjeve te Unaza e Re 

Ky është Fatjon Bushgjoka, 27 vjeç, drejtues i një grupi kriminal të vjedhjeve me dhunë në Unazën e Re, por edhe në zona të tjera të Tiranës.

Kishte vetëm pak muaj që kishte lënë qelinë, por nuk ka vonuar t’i kthehej zanatit të vjetër. Ai bashkë me dy vëllezërit e tij, Ndue Bushgjoka, 25 vjeç, A. Bushgjoka, 17 vjeç, si dhe Elton Lekën, 19 vjeç, u arrestuan nga komisariati i policisë nr. 6, gjatë operacionit “Smartpohone 2017”, me akuzën e vjedhjes me dhunë në bashkëpunim.

Pjesë e grupit ishte edhe e dashura e Bushgjokës, R. L, e shpallur në kërkim. Ajo ndalonte njerëz të ndryshëm në rrugë me lutjen për t’i kërkuar ndihme për një telefonatë, ose për të shtyrë makinën.

Pjesëtarët e tjerë të grupit, i godisnin me sende të forta, grushte shkelma duke u marre çantat, telefonat, paratë, apo sendet me vlerë. Sendet e vjedhura, shiteshin më pas nga vëllai i Fatjon Bushgjokës, Ndue Bushgjoka, bashkë me Elton Lekën. Policia ka sekuestruar disa prej objekteve të grabitura ndërsa disa prej telefonave, u gjetën nga policia të groposura në shtëpinë e Familjes Bushgjoka në Kamëz.

Policia thotë se ka dokumentuar 7 raste të vjedhjeve të këtij grupi, ndërsa po hetohen edhe raste të tjera./ Lapsi.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne