Kapet mat Fahri Balliu me Vangjush Dakon

Ish-gazetari i “Zërit të Popullit” njëherësh botuesi i gazetës “55”, Fahri Balliu, i njohur njëherësh si një nga mbështetësit e Lulzim Bashës, është kapur “mat” pak ditë më parë në një drekë me kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, të cilin Basha e quan të inkriminuar dhe njerëz që duhet të largohen nga skena politike shqiptare.

Burime i thanë CNA.al, që Fahri Balliu, pak ditë më parë është parë të hipë në “Jeep-in” luksoz të Vangjush Dakos, përpara hotel “Coloseu”, e më pas kanë lëvizur për të drekuar disa orë së bashku.

Nuk do të kishte asnjë lajm politik dhe ndoshta asgjë problematike në rast se do të ishte një drekë e zakonshme mes miqsh, apo një gazetari e një kryebashkiaku, por në fakt është dreka e kryebashkiakut të Durrësit me njeriun i cili sapo ka emëruar në krye të PD Dega Durrës, Ferdinand Xhaferrin. Fahri Balliu njihet si një nga miqtë e ngushtë të Xhaferrit dhe së fundi ka kontribuar së bashku me Genc Pollon, për ta vendosur atë si kryetar të komanduar të Degës së qytetit bregdetar. /CNA.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne