Kapet në Pragë ish-bashkëkryetari i PYD/PKK-së

Sipas informacioneve nga burimet e policisë bëhet e ditur se Myslim u arrestua në kryeqytetin e Çekisë.

Interpoli i Çekisë, i komunikoi autoriteteve turke se Myslim u kap në 24 shkurt në Pragë sipas kërkesës së lëshuar nga Turqia për kapjen e terroristit.

Autoritetet çeke bënë të ditur se gjykata do të vendosë arrestimin ose jo të personit në fjalë dhe ky vendim do ti përcillet me shpejtësi autoriteteve turke.

Po të njëjtat autoritete kërkuan që Turqia të përcjellë me shpejtësi dokumentet e duhura për ekstradimin e Salih Muslim.

Autoritetet e Drejtorisë së Policisë kontaktuan me Ministrinë e Drejtësisë për fillimin e proceduarave për ekstradim.

Kjo e fundit do ti përcjellë Çekisë dokumentet e ekstradimit.

Ish-bashkëkryetari i PYD/PKK-së, Salih Myslim zë vend në Listën e Terroristëve të Kërkuar për Terror të Ministrisë së Brendshme në kategorinë e buletinit të kuq me shpërblim 4 milionë lira (rreth 1 milionë dollarë)./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne