Miliarderi Ray Dalio, menaxheri i fondit më të madh botëror Bridgewater, kohët e fundit tronditi botën kur u shpreh se “kapitalizmi po dështon” dhe se një ‘revolucion’ po vjen.
Pa dyshim që pabarazia globale është në nivele të paqëndrueshme dhe se ekonomitë e bazuara në interes nuk janë më të përshtatshme për jetesë.
“Unë besoj se ekonomia islame, me taksën e saj (zekatin) prej 2.5% (dhe taksave shumë më të ulëta në fusha të tjera), mund të na japë një sqarim se si të eliminojmë pabarazinë sociale. Dhe me ndalimin e bizneseve abuzive me interes të lartë dhe nxitjen nga llogaritë e kursimeve të bazuara në interesa, ajo mund të ringjallë ekonominë globale. Këto nuk janë vetëm koncepte ekonomike islame; këto janë etika tradicionale abrahamike dhe një mënyrë e përbashkët për të gjithë ne që të gëzojmë një treg vërtetë të lirë.
“Kur ta lëmë anash terminologjinë arabe, konceptet si zekati mund t’i kthejnë ekonomitë tona në një shoqëri ku mbizotëron një mënyrë praktike e të menduarit, transparente dhe e barabartë. Shoqëri, të cilën kapitalistët modernë vetëm e kanë parashikuar. Nuk kanë bërë asgjë tjetër.”
Muhammed Yesilhark-filantrop
Deklaratat e Dalio-s kanë rëndësi jo vetëm për shkak se janë shumë të mirëformuluara, por edhe se janë aktuale në ditët e sotme. Ai është ndoshta menaxheri më i suksesshëm i partneritetit të investimeve me rrezik të lartë (investime me borxh) në botë. Deklarata e tij rreth kapitalizmit duket të jetë ekuivalente me deklaratën e Papës se katolicizmi po dështon.
Fjalët e Dalio-s janë ndoshta më tronditëse sepse shkelin një nga rregullat më të shenjta të pashkruara të të pasurve në aspektin global: nuk ju lejohet të kritikoni kapitalizmin nëse keni përfituar jashtëzakonisht shumë nga ai. Protesta – apo pakënaqësia – me sistemin është një luks që mund t’ia lejojë vetes i varfëri. Është normale të dëgjosh pastruesit dhe shoferët të ndihen të zemëruar ndaj pabarazisë. Është më pak normale të shohësh publikun më të pasur në botë duke deklaruar se klasa nëpërmjet të cilës ata janë bërë të suksesshëm nuk është duke ofruar “ëndrrën amerikane”.
Rregulla “i pasuri nuk mund të protestojë kundër kapitalizmit” ka bërë që miliarderët të praktikojnë ndjenjën e tyre të përgjegjësisë, zhgënjimit apo madje fajin në fushën e filantropisë. Për këtë arsye të pasurit rrallë i diskutojnë këto çështje, e lërë më shkaqet rrënjësore nga të cilat lindin këto probleme. Këto shkaqe rrënjësore arrijnë të shkojnë më thellë sesa ne mund ta imagjinojmë. Kjo do të thotë se duhet të rishqyrtojmë jo vetëm ekonominë tonë, por edhe politikën dhe vlerat tona.
Shumica prej nesh dëshirojnë një rend shoqëror ku nuk ka një dallim të madh midis klasave. Fatkeqësisht, ky hendek vazhdon të zgjerohet si një “kazino e kapitalizmit” dhe produktet e konsumit të lartë të interesit vetëm sa po i rrisin përfitimet e tyre.
Për të krijuar një shoqëri ku ekziston respekt i ndërsjellë dhe dhembshuri, na nevojitet një mjedis pajtimi mes elitave dhe masave. E vetmja mënyrë për ta arritur këtë është përmes një takse pasurie, si pagesa e zekatit – një nga shtyllat e Islamit – dhe një mjet efektiv në adresimin e çështjeve tona aktuale. Por së pari, për të reformuar një kapitalizëm të dështuar, ne duhet të rregullojmë dy gjëra: taksat dhe sistemin e normave të interesit. Vënia e taksës është më e lehtë në kritikë (dhe anon shumë pak kah e majta) pasi ekziston një konsensus i ri që sistemi global i taksave thjeshtë nuk funksionon. Përmes një kombinimi të skemave të shmangies së taksave, vendstrehimeve tatimore dhe metodave relativisht të pafajshme si çmimi i transferimit, individët me pasuri të mëdha dhe korporatat e tyre paguajnë shumë pak tatim (nëse në të vërtetë paguajnë).
Në mungesë të taksave efektive, qeveritë nuk kanë zgjidhje veçse të zbatojnë taksat që ndoshta i dëmtojnë padrejtësisht të varfërit, siç janë taksat e shitjes dhe taksat e trashëgimisë. Padrejtësia që vjen prej këtyre politikave tatimore vetëm sa e normalizon më tepër shmangien e taksave dhe madje edhe e polarizon më shumë shoqërinë.
Kritika ndaj sistemit të normës së interesit është më kontradiktore. Shumica e njerëzve mendojnë se zotërimi i parave ka disa vlera të qenësishme që duhet të njihen në një mënyrë rreziku zero (ose pothuajse zero). Por, me normat negative të interesit që përhapen në botën e zhvilluar, normat e interesit janë kaq të ulëta në shumë vende, saqë ato thjesht nuk përmbushin qëllimin e tyre për të nxitur konsumatorët për të kursyer për një kohë më të gjatë.
Shkurt, mund të jemi dëshmitarë të “Fillimit të Fundit të sistemit të parave Fiat”.
Prandaj, sistemi ynë aktual monetar i bazuar në sistemin-fiat (para e taksuar) mund të kërkojë një rishikim. Në fund të fundit, në skemën e madhe të historisë ekonomike globale, ky sistem ende mund të konsiderohet si një eksperiment pasi shumica dërrmuese e historisë njerëzore ishte e bazuar në para të shëndosha të arit dhe argjendit. Përfaqësuesit e tanishëm të monedhave dixhitale (të tilla si të ashtuquajturit Maximalistët e Bitcoin) po propozojnë një formë të re të parave të shëndosha mbinatyrore bazuar në matematikë – – “ari dixhital” për botën e globalizuar.
Nga ana tjetër, ekonomia islame mund të na japë të dhëna për zgjidhjen e të dyja këtyre çështjeve. Zekati, ose lëmosha islame, është një pasuri e thjeshtë dhe transparente vjetore tatimi prej 2.5%. Le të shqyrtojmë vetëm vendstrehimet e taksave, ku pasuria e vlerësuar prej 10 trilionë dollarë mbahet në mbarë botën. Kjo do të thotë nëse zekati është paguar për këto fonde (ndoshta si një lloj marrëveshje e amnistisë), do të kishte 250 miliardë dollarë në vit që do të rridhnin në zonat më të varfra të botës dhe në çështjet më të vlefshme.
Në të njëjtën kohë, taksa të tjera mund të reduktohen ose eliminohen. Në këmbim të taksës së pasurisë, ekonomia islame sugjeron pothuajse zero taksë në çdo fushë tjetër, duke përfshirë edhe trashëgiminë.
Zgjidhja e problemit të interesit do të jetë graduale dhe do të kërkojë një rimendim të sistemit monetar në të cilin aktualisht jetojmë, siç e përmenda më parë. Unë nuk mendoj se do të kemi një ndalesë të menjëhershme globale mbi interesin, por qeveritë (veçanërisht ato me norma të ulëta interesi) mund të nxisin forma të tjera të investimeve, duke nxitur rregullim rreth produkteve abuzive me interes të lartë.
Pasi të lëmë anash terminologjinë arabe, konceptet si zekati mund t’i kthejnë ekonomitë tona në një shoqëri ku mbizotëron një mënyrë praktike e të menduarit, transparente dhe e barabartë. Shoqëri të cilën kapitalistët modernë vetëm e kanë parashikuar, nuk kanë bërë asgjë tjetër.
Kur edhe një ndër njerëzit më të pasur në botë e thotë që “loja” është e manipuluar, atëherë është koha për t’i ndryshuar rregullat. /Euronews/gazetaere