Kapshticë, arrestohet një doganier për korrupsion, akuzohet për favorizim në kalimin e automjeteve

Arrestohet një doganier për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Specialistët e Sektorit të Hetimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, mbi bazën e një hetimi të kryer me metoda speciale, bënë të mundur arrestimin e shtetasit:

Genci Laçaj, 50 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë doganier pranë PKK Kapshticë.

Arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet së ky shtetas më datë 10.05.2018, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, ka lejuar kalimin e një mjeti tip kamion me drejtues shtetasin L.A, mbi të cilin ishte ngarkuar një mjet tjetër tip kamionçinë e dëmtuar, me targa dhe dokumentacion të dyshuar si të falsifikuara, duke shmangur detyrimet doganore për këtë të fundit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne