Kapshticë, dogana të premten mbyllet për 4 orë

Inaugurimi i autostradës së re që lidh pikën doganore greke të Kapshticës, me autostradën e Kosturit do të bllokojë për rreth 4 orë punën në doganë.

Policia e qarkut të Korçës bën me dije se më datën 14 korrik, nga ora 10:00 deri në orën 14:00, pala greke do ketë ndërprerje të punës si në hyrje dhe në dalje të kësaj pike.

Gjithashtu nuk do të lejohet lëvizja e automjeteve.

“Ndërprerja e punës do të bëhet me rastin e inagurimit të autostradës së re, që lidh këtë Pikë  Kalimi me autostradën e Kosturit”, thuhet në njoftimin e policisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne