Rajoni

Karateistët e Kosovës kthehen me 17 medalje nga Turqia

Karateistët e Kosovës janë kthyer nga Turqia me gjithsej 17 medalje të fituara, 4 medalje të arta, 6 të argjendta dhe 7 medalje të bronzta.

Karateistët kanë marrë pjesë në turneun mjaftë të njohur  të Karatës “Turkey Open”, ku pjesëmarrës ishin shtete si Turqia, Rusia e disa shtete tjera të mëdha.

Kosova në këtë turne në mënyrë ekipore është radhitur e dyta me gjithsej 17 medalje të fituara ku aq kishte edhe shteti organizator Turqia.

Ata arritën në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës Adem Jashari në mëngjesin e sotëm, ku për ti pritur medalistët kishin dal familjarë e miq të tyre.

Pas kthimit nga Turqia sekretari i federatës së Karatesë së Kosovë Nazmi Gashi u shpreh mjaftë i lumtur me suksesin e arritur duke pas parasysh se aty kishte shtete të mëdha e më të zhvilluara ekonomikisht se Kosova.

Image“Gara ishte shumë e mirë. Morën pjesë diku 2000 garues nga 40 shtete. Nga 40 shtete të cilat e kultivojnë karatenë në nivel shumë të forte. Do të thotë në nivel të përgjithshëm Kosova u rendit ne vendin e dytë, në ekipore patëm 2 vende të para, pastaj patëm 3 vende të para në individuale, patëm shtatë medalje të argjendta dhe 8 medalje të bronzta. Jemi shumë të kënaqur si Federatë me nivelin e të rive që po tregohet sepse krejt gara është zhvillu në 16 e poshtë për ne si Kosovë” , tha Gashi.

Ndërsa karateistja Rona Ermerllahu ishte mjaftë e lumtur me sukseset e arritura nga ajo dhe klubi i saj I karatesë duke e cilësuar këtë sukses si historik për të.

“Klubi jonë ka  marrë pjesë dhe e gjitha Kosova që e kemi përfaqësuar. Kemi marrë pjesë  në turneun Turkia Open e cila është mbajtur në Stamboll të Turqisë. Aty kemi fituar 10 medalje gjithsej 10 klubi jonë dhe e gjithë Kosova kemi arritur të jemi të dytit duke përfshirë 46 shtete. I falënderoj trajnerët tanë të cilët me punë e tyre të palodhshme jemi këtu ku kemi arritur dhe falë tyre ne kemi marrë këto medalje”, pohoi Emerllahu.

Ky sukses i karateistëve vjen pas atij suksesit të sportit tjetër të Xhudos të arritur në Spanjë.

OPINIONE