Kardinali austrialian do të gjykohet për pedofili

Një gjykatëse në Australi nuk ka lejuar që procesi i nisur ndaj një kardinali të Kishës katolike të bëhet duke linçuar publikisht dhe duke shkelur të drejtën e të akuzuarit për mbrojtje.

Gjykatësja e Melburnit vendosi që kardinali George Pell, i akuzuar nga Prokuroria për abuzime seksuale ndaj të miturve, të gjykohet nga një juri me një proces të rregullt.

Gjykatësja Belinda Wallington ka rrëzuar disa nga akuzat ndaj funksionarit më të moshuar të Vatikanit-76 vjeç, por ka theksuar se ka ende elementë bindës për të vijuar procesin.

Kur ajo e ka pyetur kardinalin se si e konsideron veten të fajshëm apo të pafajshëm, prifti u përgjigj: “I pafajshëm”. /tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne