Bota

Karikatura izraelite e cila përqesh arabët

Ministria e punëve të jashtme izraelite ka publikuar karikaturën raciste në të cilin bënë thirrje arabëve që të braktisin Mesjetën dhe të vendosin marrëdhëniet me shtetin sionist, Izraelin.

Në rrjetën sociale të Twitterit, në profilin e ministrisë së punëve të jashtme të Izraelit në gjuhën arabe të dielën ka publikuar karikaturën politike e cila i paraqet arabët në formë të një katundar radikal dhe Izraelin si ardhmëri utopike.

“Sikurse thotë fjala e urtë angleze: Në rast se nuk mund t’i fitoni, bashkëngjituni atyre! Ka ardhur koha për bashkëpunimin e Izraelit dhe fqinjëve të tij arab për të ndërtuar ardhmërinë e rajonit, në vend të bojkotimit dhe mbetjes në Mesjetë”, shkruan okupatori sionist.

“Ndryshimet në Lindjen e Afërt do të vijnë me bindjen se marrëdhëniet me Izraelin do të sjellin përfitime për vendet arabe”, theksohet më tutje në profil.

Karikatura e publikuar me tekstin tregon mashkullin arab mbi gomarin në veshjen tradicionale arabe para qytetit utopik izraelit me porosinë:”Mirësevini në Izrael”.

“Unë bojkotojë Izraelin”, bërtet mashkulli i zemëruar, gjersa gomari mendon në vehte:”Kokëfortë është si mushka”.

Burimi : SAFF/ ML

OPINIONE