Karikaturisti ilustron postimet e Trumpit, libri i tij ndër 10 më të shiturit e Amazon

Një karikaturist që shpreson të sigurojë një botëkuptim më të mirë të “mendjes që kemi votuar”, ka zgjedhur më shumë se 120 nga shkrimet zyrtare më të nxehta të Presidentit Donald Trump, dhe i ka përpiluar ato në një libër të ri.

Pas kërkimit nëpër më shumë se 30,000 postime të Trumpit që kur ai kishte filluar të përdorte Tëitterin në vitin 2009, Shannon Wheeler, një karikaturist për New Yorker, Mad Magazine dhe Onion, zgjodhi të ilustronte 120 prej tyre në librin e ri “Llogjet që Presidenti im thotë: Postimet e Ilustruara të Donald J. Trump.

Wheeler thotë se ai ishte frymëzuar të krijonte një libër që ilustronte përdorimin e Twitterit nga presidenti, sapo Trumpi mori detyrën.

“Unë fillova të shkarravisja kot dhe thashë ‘këto janë të përsosura’,” tha Wheeler për KOIN. “Ato janë qesharake, janë të forta. Ashtu si postimet në Twitter, ato janë pak e sak”.

Kur filloi, Wheeler tha se e vizatoi Trumpin që të dukej si “një vigan” dhe “një person i keq”, por tha se nuk ishte i përshtatshëm për librin.

“Po përpiqesha ta vizatoja atë ‘të shëmtuar’ dhe nuk po funksiononte, dhe pastaj fillova të ndieja: ‘Çfarë ndodhet brenda tij?’ Ndodhet fëmija i keq,” tha Wheeler për Washington Post. “Ky është fëmija që do të ishte duke u tallur nëse nuk do të tallej vetë me njerëzit e tjerë”.

Pas analizimit të dhjetëra mijëra postimeve të Trumpit, Wheeler tha se gjeti disa tema të përsëritura. Në hyrje të librit të tij, Wheeler shkruan se Trumpi e përdor Twitterin për të inkurajuar “fansat e tij të jenë vetvetja – jo me aspiratë, por me kënaqësi”.

“Bëhuni seksistë. Jini racistë. Jini të frikësuar. Jini egoistë. Urreni dhe frikësoni botën. Konsumoni. Jini materialistë. Ngisni një makinë të madhe. Ngisni aq sa të dëshironi – ka shumë naftë në botë”, shkroi Wheeler.

“Trumpi do të jetë ‘bullisti’ global për të siguruar që perandoria jonë, dhe vetë-kënaqësia juaj, është e sigurt.”

Wheeler tha se ai nuk ishte vetëm duke kërkuar të imitonte Trumpin ose ta shprehte atë në një karikaturë. Ai gjithashtu dëshironte të “tregonte se si ai [Trumpi] bie në kundërshtim me veten e tij dhe e bën lexuesin të vërë në dyshim realitetin”.

“Duke përdorur fjalët e Trumpit dhe duke i vendosur ato në kontekstin e universit të tij të karikaturës, shpresoj t’i jap lexuesit një shans më të mirë për të kuptuar mendjen që kemi zgjedhur”, shkroi Wheeler në hyrje të librit.

Pas kalimit të muajve në kërkim mes postimeve të Trumpit, Wheeler tha se ai ende nuk ka qenë në gjendje të kuptojë një gjë: “Si kemi përfunduar me këtë president?”

“Unë vazhdoj të mendoj se jam imunizuar, por pastaj lexoj diçka të re që [godet] si një dozë adrenaline në hipotalamus,” tha Wheeler. “Aq sa është e tmerrshme për njerëzit, aq është edhe si një lloj argëtimi për [shumicën] e vendit”.

Libri i Wheeler do të jetë i disponueshëm në dyqane këtë të diel. Që nga shitja në internet këtë javë, ai është bërë komiku më i shitur në Amazon, dhe ka arritur në 10 librat më të shitur të hënën. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne