ARTUR SHKURTI
Drejtor i shkollës
“Udha e shkronjave”
13 tetor 2026
Kombi shqiptar u formua si i tillë, në kohën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Ishte detyrë e Ministrisë së Arsimit që të vijonte frymëzimin e brezave nga Rilindja Kombëtare, në atë mënyrë që Sevasti Qirjazi e thoshte për Naim Frashërin, në kujtimet e saj të diplomimit “Punën e tyre na e lanë ta bëjmë me tjetër mënyrë, por jo kurrë me tjetër shpirt, por me atë shpirt si të tyren”.
Ministria e Arsimit i hoqi shpirtin kombëtar misionit të saj. Karteli politiko-fetar shqiptar që udhëheq jetën politike dhe fetare të shqiptarëve u krijua me metoda korruptive me synimin e shthurjes, përçarjes kombëtare të shqiptarëve, shpopullimit dhe konvertimit fetar.
Ekzistenca e kartelit politiko-fetar dhe e objektivit të tij provohet me heqjen e titullit Poet Kombëtar të Naim Frashërit, me ligjin 93/2022. Karteli Fetar shpërfill dhe nuk reagon (pra është autor) dhe Kuvendi i Shqipërisë qartësisht shpërfill kërkesat për hetim të dëmtimit. Ministria e Arsimit është urdhëruar të mos reagojë, të mos hetojë, të mos mbledhë reagim popullor.
Dëmtimi i Edukimit Kombëtar
Ministria e Arsimit, në mënyrë tinzare, si në kohën e Partisë Demokratike, por sidomos tani nën drejtimin e sektit “rilindje” të Partia Socialiste hoqi gradualisht edukimin kombëtar. Kjo dihej që do t’i shthurte kombëtarisht shqiptarët, do të shpopullonte dhe do t’i përgatiste për konvertime fetare. Edukimi kombëtar ishte pazgjidhshmërisht i lidhur me Rilindjen Kombëtare, që kishte çelësin e zgjidhjes së çështjes fetare, të edukimit të vëllazërisë shqiptare dhe të harmonisë.
Pa edukim kombëtar shkollat po dështojnë masivisht në cilësi mësimore, karakter shkencor dhe në edukimin e brezit të ri me vëllazërinë e dashurinë kombëtare.
Ishte Mirela Kumbaro Ministre e Kulturës, tani e Arsimit që i hoqi statusin Muze Kombëtar “Mësonjëtores së parë shqipe” Korçë, dëmtoi 7 marsin 1887, shkombëtarizoi Korçën, zhvendosi rëndësinë në Manastir, duke i hapur udhën protestantëve që të devijonin narrativën e sistemit arsimor të Rilindjes Kombëtare. Kjo qëllimisht i hap udhë konvertimeve fetare.
Dëmtimi i karakterit dhe dëmtimi i virtyte
Programet u varfëruan në mënyrë të qëllimtë, duke dëmtuar rëndë virtytet intelektuale, duke “e trashur” shqiptarin, duke i humbur kuriozitetin shkencor dhe dëshirën për shkollë, duke dëmtuar të menduarin kritik, duke i bërë naivë, apatikë e të varur mendërisht pra edhe lehtësisht të manipulueshëm (premisë për konvertime fetare); dëmtuan virtytet morale, duke futur korrupsionin masiv në shkolla dhe edukimin “klasor” përçanë në mënyrë qelizore dhe i bën të paaftë të bashkohen, të dëshmojnë besë, bujari, atdhetari e nacionalizëm; dëmtuan të dhënat personale duke futur spiunllëkun masiv në masat e kolektivave mësimore, përgojimin orë e çast të çdo kujt; pandershmërinë, dinakërinë, servilizmin; dëmtuan empatinë dhe komunikimin e mirë; inkurajuan hipokrizinë, padrejtësinë, vrazhdësinë, bullizmin, individualizmin, dhe egozimin, dëmtuan orientimin për punë në komunitet. Tashmë brezi i ri tregon një apati qytetare. Dëmin më të madh e pësuan virtytet e performancës: u edukua shtypja dhe frika nga shkolla që spiunon dhe që godet mbas shpine duke përdorur aparatin shtetëror e partiak, të rinjtë u bën të pasigurt, dembelë, dhe dorëzohen me rastin më të parë, të paqëndrueshëm, të padurueshëm. U dëmtua rëndë aftësia e tyre për punë në grup e për komunikim të mirë dhe sidomos frymëzimi i tyre.
STUDENTËT DHE PEDAGOGËT DUHET
TË KËRKOJNË NJË ARSIM KOMBËTAR
Kthimi i Edukimit të vërtetë Kombëtar në shkolla dhe universitete; e dëshmuar kjo me kthimin e statusit Poet Kombëtar për Naim Frashërin (ligji 93/2022), me caktimin e datës 7 mars 1887 Festë Zyrtare (ligji 17/2024), dhe me ricaktimin e statusit Muze Kombëtar të Arsimit për “Mësonjëtoren e parë shqipe” (ligji 27/2018), status që e ka hequr pikërisht Mirela Kumbaro.
Mbrojtja e të dhënave private të nxënësve, studentëve, prindërve, mësuesve, pedagogëve që po sulmohen rëndë pikërisht në këtë drejtim. Heqja e sistemit të monitorimit përmes databazës SMIP dhe përmes kamerave inteligjente që shkaktojnë “shtypjen” e popullsisë, pasi çdo nxënës, student, prindër, mësues pedagog fillon e mendon “Ata dinë shumë për mua”; ligjërisht askush nuk duhet të dijë pa lejen tënde.
Të kërkojnë rritjen me të paktën 5-fish të investimit për kërkim shkencor.
Të kërkojnë uljen e dozës së Arsimit Privat në Shoqëri në arsim parauniversitar dhe universitar.
Të luftojnë diferencimin që po ndodh brenda vetë shkollave shtetërore, duke krijuar disa klasa më të privilegjuara.
Të kërkojnë aktivizim real të bordeve të prindërve të shkollave që janë mjeti kryesor i përmirësimit të shoqërisë shqiptare.
Të kërkojnë luftën ndaj “plagjiaturës” dhe “korrupsionit” në sistem; që sjell në krye të stafeve akademike njerëz me integritet dhe të përgatitur.
Uljen e varësisë së botimeve arsimore nga autorë dhe botues të huaj dhe nxitjen e autorëve shqiptarë, që sjell rigjallërimin e kreativitetit shqiptar.
Uljen e orarit të punës për prindërit që të bëhen të aftë të ndjekin fëmijët e tyre.
Nëse studentët nuk bindin pedagogët e tyre për të dalë në protestë, e kanë të kotë të bindin publikun se diçka e mirë do të ndodhë. Pedagogët janë shqiptarë dhe ata kuptojnë shumë nga “marifetet e protestave”. Nëse publiku nuk sheh pedagogët në protestë, qartësisht protesta e studentëve është e manipuluar.

















