Kashmir i përgjakur: Dekada konfliktesh të tmerrshme mes Indisë dhe Pakistanit

Konflikti i Kashmirit është një nga më të vjetrit midis Indisë dhe Pakistanit. Dy kombet bërthamore kanë kryer tre luftëra të mëdha dhe shumë përleshje të shpeshta të përmasave më të vogla që kur Britania u tërhoq nga kolonia e saj e dikurshme.

Sumi i befasishëm i së martës që u krye në vijën ndërkufitare të Kashmirit që synonte të godiste një grup militant që gjendet në territorin pakistanez, është më i fundit në listën e gjatë të konflikteve që dy vendet kanë kryer që prej vitit 1947.

Kashmiri, një zonë me shumicë myslimane në veri, është epiqendra i armiqësisë që kur perandoria britanike ndau koloninë e saj të mëparshme.

1947: Britania lë farat për konflikt

Britania u dobësua nga Lufta e Dytë Botërore dhe nuk mundej me që të ekzistonte si një superfuqi koloniale. India, e quajtur dikur xhevahiri i kurorës britanike, u bë e pavarur në vitin 1947, ashtu sikurse edhe Pakistani. Kombet u ndanë sipas vijave fetare.

Ushtarët indianë duke luftuar në luftën e vitit 1947 © Wikipedia / indianarmy.nic.in

Kashmirit, rajonit me shumicë muslimane, ju dha një zgjedhje për t’u bashkuar me cilëndo anë, duke e përballur në këtë mënyrë popullsinë e tij kundër elitave hinduse. Tensioni u përshkallëzua në një luftë të plotë që përfshiu Pakistanin dhe Indinë, në të cilin rreth 7,000 vetë u vranë në të dyja anët.

1965: Rrugë pa krye

Lufta e parë rezultoi në ndarjen e Kashmirit në pjesë të kontrolluara nga indianët dhe pakistanezët, por nuk arriti që të zgjidhte situatën. Dy dekada më vonë të dy vendet u përballën sërish në fushën e betejës, pasi një seri incidentesh kufitare u përshkallëzuan në një luftë të plotë që zgjati 17 ditë, të cilën të dy vendet pretendojnë se e kanë fituar.

Një fotografi e datës 13 shtator 1965 tregon një ushtarak indian që patrullon në kufi dhe ruan futjen e paratrupave pakistaneze në luftën e dytë Indo-Pakistaneze, e njohur si lufta e dytë e Kashmirit për rajonin e diskutueshëm të Jammu dhe Kashmirit. © AFP

Interesant është fakti se këto ishin nga përplasjet e pakta ushtarake të epokës së Luftës së Ftohtë që nuk kishin lidhje me kundërshtimin e superfuqive. India dhe Pakistani konsideroheshin si aleatë të Perëndimit dhe gjatë luftë përdornin armatim perëndimor.

1971: Humbja e madhe e Pakistanit

Pas luftës së papërfunduar të vitit 1965, të dy vendet i tërhoqën trupat larg Linjës së Kontrollit që mbikqyrej nga OKB dhe u zotuan se nuk do të ndërhynin në punët e njëri-tjetrit. Përplasja e tjetër erdhi vetëm gjashtë vjet më vonë, pasi Pakistani akuzoi Indinë për shkeljen e marrëveshjejes.

Fotografia që është marrë në dhjetor 1971 tregon një tank indian gjatë luftës Indo-Pakistaneze. © AFP / PUNJAB PRESS

Lufta më e përgjakshme në serinë e konflikteve, në të cilën thuhet se humbën jetën 10,000 vetë, nuk u krye për Kashmirin. Ajo u shkaktua nga njohja e pavarësisë që India i bëri Bangladeshit, një provincë rebele pakistaneze e pozicionuar përgjatë kufirit lindor të Indisë. Islamabadi e humbi këtë luftë plotësisht, duke pësuar humbje të mëdha në tokë, në det dhe në ajër.

Rezultati ishte gjithashtu edhe një humbje e sikletshme për administratën Nixon, e cila e mbështeste Pakistanin në këtë konflikt me qëllimin strategjik për të kufizuar ndikimin sovjetik në Azinë Juglindore.

Akullnaja Siachen: Vdekjet në vargmal

Që prej vitit 1971 armiqësitë midis Indisë dhe Pakistanit nuk janë përshkallëzuar në një luftë më të gjerë, ndoshta për shkak se të dy vendet kanë prodhuar armë bërthamore. Megjithatë incidentet me shkëmbime zjarri përgjate kufirit kanë vazhduar rregullisht. Lufta për akullnajën Siachen, një zonë malore e diskutueshme afër Kinës, është e njohur për pjesën e saj të tmerrshme në natyrën e konflikt.

Përleshjet mbi këtë territor filluan në vitin 1984 dhe vazhduan për dy dekada deri në armëpushimin e nënshkruar në vitin 2003. Nga 1,000 deri në 2,000 trupa kane humbur jetën nga të dyja anët, shumica për shkak të kushteve të vështira të motit në një lartësi prej 7,720 metrash dhe nga terreni i vështirtrë.

Një ushtar indian duke ruajtur kufirin Indo-Pakistanez në Siachen, 7.000 metra lartësi, 25 dhjetor 2001. © AFP / HO / DPR-MOD

Konflikti në Kargil 1999: Lufta që ‘nuk ishte luftë’

Konflikti më i fundit i madh midis Indisë dhe Pakistanit ndodhi në vitin 1999 në zonën e Kargilit në Kashmir, ku u vranë mbi 1,000 persona në të dyja anët. Shpesh herë atij i referohen si lufta e Kargilit. Zyrtarët indianë zakonisht nuk e përdorin këtë term, ndërsa Pakistani thotë se nuk ishte pjesë e atij konfrontimi dhe se armiku i Indisë në të ishin militantët pro-pakistanezë.

Një grup fëmijësh afër një zone të përleshjeve të rënda midis Indisë dhe Pakistanit në Kargil, rreth 200 kilometra në veri të kryeqytetit Srinagar të Kashmirit.© AFP / MUSTAFA TAUSEEF

burimi: rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne