Kasimi mohon një takim të mundshëm Iran-ShBA

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Behram Kasimi tha se nuk bëhet fjalë për një takim ndërmjet vendit të tij dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Në një konferencë për mediat, Kasimi tha në Teheran se nuk mund të ketë negociata për sa kohë që ShBA-ja vazhdon qëndrimin e saj “armiqësor” ndaj Iranit.

“ShBA-të çdo ditë po dëshmojnë se nuk janë të besueshme. Nuk mund të bëhet fjalë në asnjë mënyrë për bisedime me ShBA-të, të cilat ndjekin një politikë të tillë”, shtoi ai.

Zëdhënësi Kasimi u shpreh se është i kënaqur me atë që deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump kundër Iranit kanë bërë që kundërshtarët e regjimit jashtë shtetit ti dalin në mbrojtje Iranit.

Duke iu referuar vizitës në ditët që lamë pas të ministrit të Punëve të Jashtme të Iranit, Xhevad Zarifi në Oman dhe faktit që menjëherë pas kësaj vizite ministri i Punëve të Jashtme të Omanit, Yusuf bin Alevi kishte shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), gazetarët e pyetën Kasimin gjatë konferencës së shtypit nëse kishte qenë apo kjo vizitë një iniciativë për ndërmjetësim (Iran-ShBA).

“Nuk kam informacione në lidhje me përmbajtjen e takimeve të Bin Alevit në ShBA”, u përgjigj Kasimi.

Omani njihet me rolin e ndërmjetësuesit mes ShBA-ve dhe Iranit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne