Kastriot Myftaraj ka shkruar sot në facebook se kryeministri Rama është i degraduar mendërisht, dhe madje më shumë se Hitleri.
Myftaraj bën një krahasim mes Hitlerit dhe Ramës në pasionin e tyre të përbashkët për pikturat.
“Në të vërtetë, Hitleri, ndonëse ishte piktor i apasionuar, nuk degradoi mendërisht deri këtu. Një tjetër kryeministër-piktor, Edi Rama, nisi të pikturonte muret e zyrave të selisë së Kryeministrisë , qëkurse hyri atje, dhe këto sprova të tij ua tregon me krenari shtetarëve të huaj, që vizitojnë zyrën e tij, ndër ta edhe Madame Kancelar Merkel”,- shkruan Myftaraj.
POSTIMI:
Kur Hitleri ishte i ngujuar në bunkerin nëntokësor, në muajt e tij të fundit, propaganda e vendeve kundërshtare, tha ndër të tjera se ai ishte çmendur aq sa pikturonte muret e bunkerit me figura të çuditshme. Në të vërtetë, Hitleri, ndonëse ishte piktor i apasionuar, nuk degradoi mendërisht deri këtu. Një tjetër kryeministër-piktor, Edi Rama, nisi të pikturonte muret e zyrave të selisë së Kryeministrisë , qëkurse hyri atje, dhe këto sprova të tij ua tregon me krenari shtetarëve të huaj, që vizitojnë zyrën e tij, ndër ta edhe Madame Kancelar Merkel//Gazeta Impakt