Katari bëhet vendi i parë musliman që tërheq mbështetjen për trajtimin e Kinës ndaj ujgurve

Katari ka tërhequr nënshkrimin e tij nga një letër e nënshkruar nga 37 vende kryesisht myslimane që mbrojnë trajtimin e Kinës ndaj popullsisë së saj ujgure dhe tha se do të miratojë një “qëndrim neutral”.

Katari ka tërhequr nënshkrimin e tij nga një letër e nënshkruar nga 37 vende që mbështesin shenimet e të drejtave të njeriut në Kinë në Xinjiang, raportoi sot Bloomberg News.

Tridhjetë e shtatë vende, kryesisht myslimane – përfshirë Arabinë Saudite, Algjerinë dhe Pakistanin nënshkruan letrën për të mbrojtur Kinën – e cila ka burgosur afer 2 milion muslimanë në kampe përqendrimi.

Letra u dërgua në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB si përgjigje ndaj një dokumenti tjetër që denonconte trajtimin e ujgurve në Kinë, të nënshkruar nga 22 vende jo-muslimane me shumicë, si Australia, Japonia dhe Zelanda e Re.

Katari tha që tani do të miratojë një “qëndrim neutral” për çështjen e ujgurve.

“Duke marrë parasysh fokusin tonë në kompromis dhe ndërmjetësim, ne besojmë se bashkë-autorizimi i letrës së lartpërmendur do të kompromentojë përparësitë kryesore të politikës sonë të jashtme,” përfaqësuesi i përhershëm i Katarit në OKB në Gjenevë, Ali Al-Mansuri i shkruan Presidentit te Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB Coly Seck më 18 korrik sipas Bloomberg.

“Në këtë drejtim, ne dëshirojmë të mbajmë një qëndrim neutral dhe ne ofrojmë shërbimet tona të ndërmjetësimit dhe lehtësimit,” shtoi ai. Nënshkrimi i Mansurit u shfaq gjithashtu në letrën e 12 korrikut duke mbrojtur Kinën.

Letra hodhi poshtë raportet e persekutimit të vazhdueshëm të Ujgureve në Kinë në Xinjiang, ku miliona muslimanë ujgur mbahen në ato që Kina i quan “kampe riedukimi”.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se është më e përshtatshme t’i përshkruajmë ato “kampe përqendrimi”.

Myslimanët në qendra janë ndarë nga familjet e tyre dhe janë detyruar të hanë mish derri, të pinë alkool dhe të adoptojnë elementë të kulturës kineze, si pjesë e “riedukimit” të tyre.

Ka pasur raportime për tortura në kampe, si dhe për sterilizim të detyruar të grave.

Letra nga 22 vendet jo-muslimane bëri thirrje që Kina t’i jepte fund “ndalimeve masive arbitrare” të muslimanëve Ujgur.

Shumë vende muslimane kanë marrëdhënie të forta ekonomike me Kinën dhe kjo ka qenë një faktor përcaktues në mbrojtjen e vendeve muslimane të Kinës për çështjen Xinjiang./ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne