Katari bën thirrje për një zgjidhje politike të krizës në Jemen

Ministri i Jashtëm i Katarit ftoi palët jemenase për një dialog kombëtar dhe gjetjes së një zgjidhjeje politike për t’i dhënë fund krizës në vend.

Mohamed bin Abdul Rahman Al Thani në Twitter ka shkruar se vendi i tij është i angazhuar për mbështetjen e popullit jemenas dhe dhënien fund katastrofës që ka përfshirë këtë vend që ndryshe njihet edhe si katastrofa më e madhe në historinë bashkëkohore. Ministri i jashtëm i Katarit shtoi: “Zhvillimet në Jemen kërkojnë një dialog kombëtar për të siguruar stabilitetin në këtë vend, pasi rajoni nuk do të tolerojë më shumë luftëra./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne