Katari do të blejë nga ShBA-ja sistemet e mbrojtjes raketore “Patriot”

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump dhe Emiri i Katarit Sheikh Temim bin Hamad Al-Thani theksuan vendosmërinë e tyre për të rritur bashkëpunimin ekonomik dhe ushtarak midis vendeve të tyre.

Trump, i cili mirëpriti Sheikun Al-Thani, gjatë takimit në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë i bëri një vlerësim marrëdhënieve mes dy vendeve.

Duke iu referuar sheikut Temim si një “lider i vërtetë”, Trump tha se marrëdhëniet midis dy vendeve janë në një nivel shumë të mirë.

Trump bëri të ditur se Katari investon shumë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe blen një sasi të konsiderueshme të armëve dhe të pajisjeve ushtarake, ndërsa shtoi se “Ne vazhdojmë praninë tonë të madhe ushtarake në Katar. Ata ndërtuan një nga bazat më të mëdha ushtarake në botë. Është me të vërtetë një nder për të punuar me një mik si ju”.

Emir i Katarit e falënderoi Trumpin për interesin e tij, dhe tha se “Ne bëjmë një punë të mirë së bashku. Partneriteti ekonomik midis nesh ka tejkaluar 185 miliardë dollarë dhe planifikojmë ta dyfishojmë atë”.

Sheiku Al-Thani gjithashtu ftoi Presidentin Trump për të zhvilluar një vizitë në vendin e tij dhe në bazën ajrore Al-Udeyd, që është njëra prej bazave më të rëndësishme të ShBA-së në Gjirin Persik.

Nga Shtëpia e Bardhë u lëshua një deklaratë, ku thuhet se mes Trumpit dhe Sheikut Al-Thani u nënshkruan 5 marrëveshje.

Sipas kësaj marrëveshjet u nënshkruan mes kompanive Katar Petrol dhe Chevron-Phillips, mes Linjave Ajrore të Katarit dhe kompanisë General Electric, Linjave Ajrore të Katarit dhe kompanisë Boeing dhe Gulfstream Aerospace si dhe marrëveshja mes Qeverisë së Katarit dhe kompanisë Raytheon.

Në kuadër të marrëveshjeve në fjalë Katari krahas 5 avionëve tip Boeing 777 Freghters nga kompania Raytheon do të marrë sisteme të mbrojtjes raketore NASAM dhe Patriot./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne