Katari: Duam të jemi anëtarë të plotë të NATO-s

Ministri i Mbrojtjes i Katarit, Khalid bin Muhammed al-Atiyye tha: “Ne jemi aleatët kryesorë jashtë NATO-s. Nëse zhvillohen partneritetet e NATO-s, ne duam anëtarësim të plotë. Pikëpamja jonë për këtë çështje është e hapur.”

Ministri i Mbrojtjes i Katarit, Khalid bin Muhammed al-Atiyye tha se vendi i tij është bërë një nga vendet më të rëndësishme në rajon në aspektin e cilësisë së armëve dhe ka shprehur dëshirën për t’u bërë anëtarë i plotë i NATO-s.

Në një deklaratë për revistën zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes së Katarit dhe Forcave të Armatosura, “Et-Talai”, Atiyye u shpreh se tani janë në një gjendje më të mirë se në të kaluaren dhe vendi i tyre është bërë një nga vendet më të rëndësishme në rajon sa i përket cilësisë së armëve.

‘DUAM ANTARËSIM TË PLOTË NË NATO, PIKËPAMJA JONË PËR KËTË ÇËSHTJE ËSHTË E HAPUR’

Duke iu referuar bashkëpunimit me NATO-n, Atiyye tha se ata kanë një bashkëpunim të vërtet dhe de facto me NATO-n, bashkëpunim i cili po rritet çdo ditë e më shumë si dhe shtoi se ky bashkëpunim mund të bëjë që Katari të mirëpret një nga njësit e NATO-s ose një nga qendrat e ekspertizës.

Lidhur me atë se këta hapa mund të rezultojnë me kërkesën e vendit për anëtarësim të plotë në NATO, Atiyye u shpreh: “Ne jemi aleatët kryesorë jashtë NATO-s. Nëse zhvillohen partneritetet e NATO-s, ne duam anëtarësim të plotë. Pikëpamja jonë për këtë çështje është e hapur.”

Atiyye tha se e vlerëson kontributin e NATO-s në luftën kundër terroristëve dhe financimit të tyre.

‘E KEMI FILLUAR NDËRTIMIN E FLOTËS SË PARË OPERATIVE ME ANGLINË’

Sa i përket bashkëpunimit ushtarak me vendet perëndimore, Atiyye tha se kanë filluar të ndërtojnë flotën e tyre të parë operative me Anglinë.

Atiyye deklaroi se kjo është flota e parë që do të ndërtohet pas Luftës së Dytë Botërore dhe se kjo flotë e cila do të përbëhet nga avionët ushtarakë të llojit Typhoon, do të përdorët për të mbrojtur të dy vendet dhe për të kryer të gjitha llojet e punëve të mbrojtjes. Ministri Atiyye tha se kjo flotë do të hyjë në përdorim deri në fund të vitit 2021 në Katar dhe se komanda e tij do të ekzekutohet në mënyrë alternative midis dy shteteve.

‘VENDET NËN BLLOKADË KANË HUMBUR BUSULLËN’

Lidhur me propozimin e vendit të tij për të krijuar një sistem të përbashkët rajonal të sigurisë, Atiyye deklaroi se ka propozuar vendosjen e një kuadri të përgjithshëm përmes qeverisjes politike të Katarit ose marëveshje të cilat do të garantojnë sigurinë e përbashkët rajonale dhe do të ndërtojnë një plan të unifikuar rrugor për sigurinë rajonale.

Sa i përket qasjes ndaj propozimit të vendit, Atiyye tha: “Për fat të keq, deri më tani nuk ka ndonjë përgjigje pozitive. Çdo vend ka axhendën e vet. Vendet nën bllokadë (Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti) e kanë humbur busullën.Prandaj, ata sipas neve e kanë humbur rrugën dhe busullën.”

‘JEMI TË GATSHËM PË DIALOG’

Atiyye tha se vendi i tij është i gatshëm për dialog dhe shtoi se: “Ne jemi ende në dialog dhe jemi ende të hapur. Kemi guximin të dialogojmë me të gjithë, pa përjashtim. Ju mund t’a cilësoni këtë dialog si dialog ‘të pakufizuar dhe të patrembur’.”

Në Konferencën e 54-të të Sigurisë së Mynihut, të zhvilluar me 16 shkurt, Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani i ka bërë thirrje vendeve të Lindjes së Mesme për t’i lënë anash mosmarrëveshjet dhe për të bërë një marrëveshje të sigurisë, në mënyrë që rajoni të mos shkojë në buzë të humnerës.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne