Katari ftohet në samitin e shteteve të Gjirit

DOHA (AA) – Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, ka pranuar të enjten një ftesë të dërguar nga homologu i tij nga Kuvajti, Sheikh Sabah al-Ahmad Jaber al-Sabah, ku ftohet të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC), i cili do të mbahet javën e ardhshme në Kuwait City.

Ftesa për samitin i cili do të mbahet në datat 5 dhe 6 dhjetor, është dorëzuar përmes ambasadorit të Kuvajtit në Katar, Mohamed al-Ajami.

Ndryshe, në gjashtë muajt e fundit Kuvajti është duke luajtur një rol ndërmjetës në mosmarrëveshjen mes Katarit dhe bllokut të katër shteteve arabe, të cilin e kryeson Arabia Saudite.

Kriza në rajonin e Gjirit filloi më 5 qershor, kur Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti ndërprenë të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Katarin, duke e akuzuar atë për “mbështetje të grupeve terroriste”.

Teksa Doha zyrtare i ka mohuar të gjitha akuzat, katër shtetet i kanë parashtruar Katarit një listë me 13 kërkesa, për të cilën Katari ka theksuar se nuk do të pranojë asnjë kërkesë që është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne