Katari hap dy linja transporti detar me Omanin

Katari njoftoi sot hapjen e dy linjave të transportit detar me Omanin për të kundërshtuar Emiratet e Bashkuara Arabe, ku portet kanë mbyllur çdo lloj të trafikut detar me Dohan prej fillimit të krizës së Gjirit.

Njoftimi bëhet e ditur nga autoritetet e porteve të Katarit që saktësuan se dy linjat e transportit detar do të bëhen mes portit Hamad në Doha dhe porteve të Omanit në Sohar dhe Salalah.

Porti Hamad ka një distancë rreth 778 kilometra nga Sohari dhe 2 095 kilometra nga Salalahu.

Në mesin e anëtarëve të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (CCG), Omani dhe Kuvajti janë të vetmit që nuk iu bashkuan Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit në vendimin e tyre më 5 qershor për të ndërprerë marrëdhëniet me Katarin.

Portet e Emirateve kanë shërbyer gjatë dekadave si pikë tranziti për importet e Katarit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne