Bota

Katari i shqetësuar për qytetarët e vet që gjenden në Vendet e Gjirit

Komiteti Kombëtar i të Drejtave të Njeriut i Katarit (NHRC) ka shprehur shqetësimin për mirëqenien e së paku 11,378 shtetasve të Arabisë Saudite, Bahreinit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe që jetojnë në Doha dhe për qytetarët e Katarit që jetojnë në rajonin e Gjirit. Ky shqetësim vie pas shkëputjes së marëdhënieve diplomatike dhe atyre të bashkëpunimit mes 5 vendeve të gjirit dhe Katarit.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur të enjten në kryeqytetin e Katarit, Doha, NHRC tha se ishte alarmuar për “shkeljen e të drejtave të njeriut”, pas shqiptimit të masave kundër Katarit, duke përfshirë edhe tërheqjen e qytetarëve.

Takimi erdhi tre ditë pasi të trija vendet e Gjirit, së bashku me disa vende të tjera, shkëputën lidhjet me Katarin, duke pohuar se Doha ishte duke financuar grupe terroriste , ndërsa Katari kundërshton me forcë këto akuza.

Mijëra qytetarë të Gjirit jetojnë në të gjithë rajonin.

Shqetësimet më të mëdha janë ngritur lidhur me martesat e përziera, bizneset dhe qeveritë që punësojnë shtetas nga vendet fqinje të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC). Një shqetësim i vecantë është ngritur edhe për studentët që regjistrohen në universitet e Katarit të cilat janë ndër më prestigjiozet.

Tre shtete të Gjirit kanë urdhëruar qytetarët e Katarit të largohen për në Doha.

“Këta hapa ishin shkelje e qartë e të drejtave të njeriut që ndikojnë në lirinë e lëvizjes së njerëzve, lirinë për të punuar, qasjen në shëndetësi dhe të drejtën për pronë”, tha Ali bin Smaikh al Marri, kryesues i NHRC.

“Këta hapa rezultojnë në shkatërrimin e familjeve, ndërprerjen e bizneseve dhe ndërprerjen e arsimit të studentëve në të gjithë rajonin”.

Ndërsa Katari nuk ua ka kërkuar qytetarëve të Arabisë Saudite, Emiratëve ose Bahrejnit të largohen nga Doha, të tre vendet kërkuan që shtetasit e Katarit të largohen pasi njoftuan një sërë masash ndëshkuese.

Masat kundër Katarit përfshinin gjithashtu mbylljen e hapësirës ajrore, kufijve tokësorë dhe terriroreve detare.

Linjat ajrore kombëtare të tre vendeve të përfshira kanë ndalur fluturimet në dhe nga Doha, duke shkaktuar konfuzion dhe kaos në aeroporte.

OPINIONE