Bota

Katari largon dhjetëra të dyshuar për lidhje me opozitarët e qeverisë turke

Qeveria e Katarit ka larguar nga vendi i saj 45 shtetas turq të dyshuar për lidhje me grupin Gylen.

Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, duke cituar gazetën Sabah, këta persona të cilët ishin akuzuar për lidhje me grupin e Fet’hullah Gylen, janë larguar me një avion drejt Ankarasë dhe menjëherë pas hyrjes në Turqi, ata janë arrestuar nga forcat turke të sigurisë. Ankaraja e konsideron klerikun Fet’hullah Gylen për organizimin e grushti të shtetit të 15 korrikut 2016 kundër qeverisë turke./ PT

OPINIONE

INTERVISTA