Katari mori në dorëzim avionët luftarakë nga kompania franceze

Katari mori në dorëzim nga Franca flotën e parë të avionëve luftarakë tip Rafale.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të lajmeve të Katarit, QNA, flota e parë e avionëve luftarakë Rafale, prodhuar nga kompania franceze Dassault Aviation, mbërriti në Katar.

Në ceremoninë e pritjes së zhvilluar në bazën ajrore “Duhan” mori pjesë edhe Emiri i Katarit, Sheiku Temim bin Hamed Al Thani, Ministri i Mbrojtjes Halid bin Muhammed el-Atiyye dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Ganim bin Şahin el-Ganim.

Pilotët e Forcave Ajrore të Emiratit të Katarit dhanë shfaqje me avionët Rafale, që morën në dorëzim.

Ndërkohë që në lajm nuk u dha informacion në lidhje me numrin e avionëve, tërhoqi vëmendjen dorëzimi i avionëve në fjalë në 2-vjetorin e krizës së Gjirit.

Katari, në maj të vitit 2015 bëri një marrëveshje me gjigandin e teknologjisë së aviacionit francez, Dassault Aviation për 24 avionë luftarakë tip Rafale dhe më pas i shtoi kësaj marrëveshjeje 12 avionë në mënyrë opsionale.

Në kuadër të marrëveshjes, 1 prej 36 avionëve iu dorëzua Katarit në muajin shkurt.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Bahrejni, Egjipti dhe Jemeni njoftuan më 5 qershor se kishin ndërprerë të gjitha lidhjet diplomatike me Katarin dhe se kishin ndërmarrë zbatimin e bllokadës ekonomike ndaj këtij vendi duke shkaktuar krizën e Gjirit Persik./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne