Katari mund të çojë bllokun pro-saudit në GJND

Ministri i Mbrojtjes të Katarit Khalid Bin Mohammad al-Attiyah, ka deklaruar se vendi i tij mund të padisë Arabinë Saudite dhe aleatët e saj para Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJND) dhe të kërkojë kompensim për bllokadën e imponuar nga blloku pro-saudit ndaj Katarit në fillim të qershorit.

Në një intervistë për televizionin TRT World, al-Attiyah theksoi se rasti aktual i Katarit në Gji është i ngjashëm me rastin e Nikaraguas në Amerikën Qendrore, e cila në vitet e 80-ta paditi SHBA-të në GJND dhe fitoi rastin.

Kriza e Gjirit u përshkallëzua më 5 qershor, kur Arabia Saudite, Bahreini, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ndërprenë marrëdhëniet dhe bllokuan Katarin për akuza të pretenduara se mbështet terrorizmin, të cilat autoritetet në Doha i kanë mohuar dhe bllokadën e shohin si një shkelje të rëndë të normave ndërkombëtare.

Blloku pro-saudit i ka parashtruar një listë prej 13 pikash Katarit, në të cilën përfshihet edhe mbyllja e bazës ushtarake turke në Katar, mbyllja e rrjetit medial Al Jazeera dhe ndërprerje të bashkëpunimit të hapur me Iranin./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress