Bota

Katari: Ne nuk do të tërhiqemi në asnjë konflikt me Iranin

Në një konferencë ndërkombëtare të sigurisë në Singapor, ministri i mbrojtjes i Katarit, Khalid al Atiyye tha se ka shumë dallime midis Katarit dhe Iranit, por kjo nuk do të thotë se “do të ketë luftë”.

Al Atiyye i cili tha se: “A është gjë e mençur që të ftohet Izraeli të luftoj me Iranin?, shtoi se do të ishte e rrezikshme që ndonjë vend i tretë të përpiqet të tërheq ndonjë vend në rajon që të luftoj me Iranin.

Në pyetjen se a do të mund të përdoren bazat ajrore të Katarit për sulme ajrore kundër Iranit, al Atiyye u përgjigj se vendi i tij nuk është një ‘përkrahës i luftës’ dhe se e mbështet paqen.

Al Atiyye i cili tha se: “Irani është fqinj i afërt. Gjithçka duhet të vendoset në tryezë dhe duhet të fillojmë debatet për të sjell paqe më shumë se luftë”, vazhdoi duke thënë se “Vendi tij nuk do të tërhiqet në asnjë konflikt me Iranin”.

Burimi : Rast Haber/ ML

OPINIONE