Katari paralajmëron në lidhje me politikat e Arabisë Saudite rreth çështjeve të Haxhit

Komiteti kombëtar për të drejtat e njeriut në Katar, të martën duke thënë se Arabia Saudite duke krijuar pengesa për pelegrinët katariot që dëshirojnë të kryejnë Haxhin, ka paralajmëruar se nëse nuk eliminohen këto pengesa do të ankohen në OKB.

Veprime të tilla krijojnë barriera për pelegrinët katariot të cilat janë vazhdimësi e sulmeve të mediave për të parandaluar shkëmbimin e parave të Katarit në Arabinë Saudite, që paraqet një sfidë tjetër e cila është e motivuar politikisht dhe sipas fesë islame, gjëra të tilla nuk duhet të pengojnë kryerjen e Haxhit nga pelegrinët myslimanë dhe sipas Katarit, masa të tilla synojnë shtimin e presioneve politike të Arabisë Saudite kundër këtij vendi. Riadi zyrtar deklaroi se ka ndërprerë marrëdhëniet e tij me Katarin për ta mbrojtur Arabinë Saudite përball terrorizmit. Arabia Saudite gjithashtu, ka mbyllur kufijtë e saj detar, tokësor dhe ajror me Katarin. Qeveria e Katarit ka dënuar ashpër hakimin e mediave të këtij vendi nga ana e disa vendeve anëtare të Këshillit për bashkëpunim të Gjirit Persik, duke thënë se një veprim i tillë është shkelje e rregullave të këtij këshilli. Ndërkaq, ditë më parë, Ministri i jashtëm i Katarit shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të zhvilluar bisedime në bazë të respektit reciprok dhe duke respektuar sovranitetin kombëtar. Muhamed Bin Abdul’rahman Al thani, ministër i jashtëm i Katarit pas takimit me sheik Muhamed Abdullah Mubarak Sabah ministër këshilltar i kryeministrit të Kuvajtit dhe me Rex Tillerson sekretar amerikan I shtetit, takim që u zhvillua në Doha tha: Qeveria e Katarit mirëpret bisedime konstruktive për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me vendet e tjera. Sheik Abdullah Bin Zajd Al Nahian ministër i jashtëm dhe i bashkëpunimeve ndërkombëtare të Emirateve në një fjalim të tij ka thënë: Katari nuk ka më shumë sesa dy opsione për të zgjedhur, ose t’i bashkohet koalicionit të luftës kundër terrorizmit, ose të renditet në anën tjetër dhe njëkohësisht Doha duhet të përpiqet më shumë për të ndryshuar pikëpamjet e shumë vendeve lidhur me mbështetjen financiare të terroristëve. Enver Gargan ministër këshilltar i jashtëm i Emirateve gjithashtu ka thënë: Kriza me Katarin po shkon drejt fazës së një zjarri të butë dhe duke pasur parasysh kushtet aktuale ndërprerja e marrëdhënieve do të zgjasë pasi Katari nuk po tregon shenja për ndryshimin e qëndrimeve të tij./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne