Katari refuzon kërkesat e Gjirit, por është gati për dialog në kushte të përshtatshme

Katari do të kundërshtojë një sërë kërkesash të bëra nga disa shtete të tjera arabe, tha të shtunën ministri i tij i jashtëm, duke shtuar se ultimatumi i tyre nuk kishte për qëllim luftimin e terrorizmit, por kufizimin e sovranitetit të vendit të tij.

Por sheiku Mohammed bin Abdulrahman al-Thani, duke folur me gazetarët në Romë, tha se Doha ishte ende gati të ulej dhe të diskutonte ankesat e ngritura nga fqinjët e saj arabë.

“Kjo listë e kërkesave duhet të refuzohet, të mos pranohet. Ne jemi të gatshëm të angazhohemi në dialog por në kushte të përshtatshme”, tha ai, duke shtuar se Katari nuk do e mbyllte bazën ushtarake turke në vendin e tij apo Al Jazeera-n me bazë në Doha siç kërkohet nga vendet arabe. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne