Katari: shtetet e mëdha arabe qëndrojnë pas ”Marrëveshjes së Shekullit” që shiti Palestinën

Ish kryeministri i Katarit Hamed ibn Xhasim ka akuzuar “ shtetet e mëdha arabe” se janë të pakujdesshëm ndaj çështjes palestineze dhe Jerusalemit, dhe se ata qëndrojnë edhe prapa”marrëveshjes së shekullit”.

Hamed ibn Xhasimi këto akuza i ka theksuar në një varg statuset e t’ia të shkruara në rrjetën sociale Twitter, por nuk ka dashur të cek se cilat janë këto shtete, duke sqaruar me fjalët:”Aspak nuk do të ishte e pakëndshme që të emërtohen ato shtetet të cilët na kanë sjell gjer këtë gjendje, por shpresoj se akoma mund të vijnë në vete”. Ai iu ka shtrua atyre edhe pyetjen:” Për Allahun, cili është çmimi?”

Deklaratat me të cilat zyrtarët e këtyre shteteve protestojnë kundër sjelljeve të Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka karakterizuar si përpjekje për të”shmangur kundërshtimet kundër vetes së tyre. Por, për fat të keq ata janë bashkëpjesëmarrës në tërë atë që po ndodh”.

Ish kryeministri i Katarit ka përkujtuar se shumë herë ka paralajmëruar zyrtarët arab që nuk duhet të jenë pakujdesshëm ndaj çështjes palestineze, veçanërisht rreth asaj që ka të bëjë me Jerusalemin.

“Do të duhej që mbrojtja e drejtave kombëtare dhe fetare nuk kanë çmim. Qëndrimi im për zgjidhjen paqësore është e qartë dhe ai bazohet në parimin e ruajtjes së drejtave palestineze dhe se nuk ka zgjidhje pa pëlqimin e tyre”, ka porositur ish kryeministri i Katarit duke shtuar më tutje:” Për fat të keq, ne në botën arabe kemi hyrë në tunelin e padukshëm jo vetëm lidhur me këtë çështje , por edhe për të gjitha çështjet tjera të rëndësishme rajonale dhe botërore”.

Burimi : SAFF/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne