Katari: Sudani nuk ka tërhequr ambasadorin nga Doha

Katari ka mohuar raportet se Sudani ka tërhequr ambasadorin e tij nga Doha, duke thënë se diplomati është në një “pushim të shkurtër”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Raportet mediatike thanë se Këshilli i Përkohshëm Ushtarak në Sudan (TMC) ka tërhequr ambasadorin në Doha, pak pasi Khartoumi ndaloi emetimin e televizionit Al Jazeera të financuar nga Katari.

Megjithatë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Katarit, Lulwa Al-Khater, shkroi në Twitter se raportet rreth largimit të ambasadorit janë të pavërteta.

“Nuk dimë burimin e lajmit dhe nuk kemi marrë një informacion zyrtar në lidhje me këtë”, tha ajo.

Al-Khater tha se ambasadori sudanez i ka dërguar një notë Ministrisë së Jashtme të Katarit ku thuhet se do të jetë në një “pushim të shkurtër”.

Në fillim të prillit, struktura ushtarake e Sudanit përmbysi presidentin Omar al-Bashir, në vazhdën e demonstratave popullore kundër sundimit të tij 30-vjeçar./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne