Katastrofë natyrore në Britani të Madhe, evakuohen banorët nga shembja e digës

Qindra shtëpi u evakuuan në një qytet të Derbyshire të Britanisë së madhe si pasojë e shembjes së një dige pas reshjeve ekstreme që përfshinë vendin.

Rreth 1.400 njerëz në 400 shtëpi në Whaley Bridge u detyruan të lënë pronat e tyre për shkak të “një situate të paparë dhe emergjente” të shkaktuar nga vërshimet e mëdha.

Agjensia e Mjedisit lëshoi një paralajmërim “rrezik për jetën” që mbulon lumin Goyt, pasi ai mund të “rritet me shpejtësi” për shkak të ujit që del nga rezervuari.

Rezervuari Toddbrook – i cili mban rreth 1.3 milion ton ujë – pësoi dëme të mëdha gjatë përmbytjes të enjten, ku imazhet tregojnë një vrimë të madhe në murin e digës.

Shumë banorë fajësuan ngrohjen globale – plus eksploatimin e tokës, që dikur me formën e saj natyrale ia dilte të kalonte pa pasoja përmbytjet. /tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne