Katër parti politike turke dënojnë sanksionet e Amerikës ndaj dy ministrave turq

Katër forca politike, që kanë grup parlamentar në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM), protestuan me një deklaratë të përbashkët vendimin skandaloz të udhëheqjes amerikane për sanksione ndaj Turqisë.

Deklarata me nënshkrimin e Zv/Kryetarit të grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), Mehmet Mush (Muş), Zv/Kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Popullore Republikane (CHP), Engin Alltaj (Altay), Zv/Kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP), Erkan Akçaj (Akçay) dhe Zv/Kryetarit të grupit parlamentar të Partisë IYI, Javuz Aëraliollu (Ağıralioğlu,) u publikua nën titullin “Me solidaritetin dhe vendosmërinë e popullit tonë i themi “Jo” kërcënimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Në deklaratë theksohet se protestohet fuqishëm qëndrimi i papajtueshëm i udhëheqjes amerikane prej kohësh ndaj Turqisë si nga aspekti i miqësisë, aleancës dhe partneritetit në NATO ashtu edhe nga aspekti i vlerave të formuara prej shumë vitesh në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve si dhe protestohet hallka e fundit jashtë logjikës e kësaj politike, që me dorën e Departamentit të Thesarit, “ka vënë sanksione për dy ministra të qeverisë së Turqisë”.

Gjithashtu në deklaratë tërhiqet vëmendja se ndërkohë që ekzistojnë të gjitha këto, nxjerra si pretekst e gjykimit të një çështjeje të spiunazhit në Turqi, ka si qëllim që të vejë Turqinë me shpatulla pas muri dhe të detyrojë atë të sillet sipas vendimeve amerikane.

“Opinionit publik i bëjmë të ditur se me nderin dhe krenarinë e popullit turk refuzojmë rrugët dhe zbatimet e tilla dhe shprehim vendosmërinë dhe solidaritetin e përbashkët të popullit tonë kundër çdo lloj hapi që mund të hidhet në këtë drejtim dhe bëjmë të ditur se organi ekzekutiv duhet të japë kundërpërgjigjen e duhur në kuadër të reprocitetit ndërkombëtar” shkruhet në deklaratë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders kishte deklaruar se SHBA-ja do të zbatojë sanksione ndaj Ministrit të Punëve të Brendshme, Abdylhamit Gyl (Abdulhamit Gül) dhe Ministrit të Drejtësisë, Sylejman Sojlu (Süleyman Soylu) duke treguar si arsye mos lënien e lirë të priftit (pastori) amerikan, Andrew Brunson, i cili vazhdon të gjykohet në Turqi.

“Me direktivën e Presidentit, Departamenti i Thesarit vendosi sanksione ndaj ministrave të drejtësisë dhe të brendshëm të Turqisë që kanë luajtur rol në ndalimin dhe arrestimin e priftit Brunson” tha Sanders.

Në deklaratën e bërë nga Departamenti amerikan i Thesarit ishte bërë e ditur se Gyl dhe Sojlu janë përfshirë në listën e sanksioneve pasi janë “udhëheqësit e institucioneve që luajnë rol në arrestimin e Brunson”.

Në aktakuzën ndaj priftit amerikan, Brunson, që ishte arrestuar në 9 dhjetor 2016-të për krime të bëra në emër të organizatës terroriste gyleniste FETO dhe organizatës separatiste terroriste PKK, bëhej e ditur se nën imazhin e klerikut ka kryer vepra penale në emër të organizatave terroriste të sipërpërmendura dhe ka qenë në unitet veprimi në kuadër të strategjive të përgjithshme të këtyre organizatave. Gjithashtu bëhej e ditur se ka bashkëpunuar duke njohur dhe dashur qëllimet e organizatave në fjalë. Gjithashtu ai ka bashkëpunuar me vetëdije dhe me dëshirë, pasi ka qenë në dijeni të qëllimeve të organizatave në fjalë, vazhdon aktakuza.

Gjithashtu në aktakuzë zunë vend mesazhet ku Brunson i shprehte një ushtari amerikan hidhërimin që ndjente për dështimin e tentativës për grusht shteti të FETO-s në 15 korrik 2016-të. Në dosje ishte vendosur edhe mesazhi në celular ku shkruhej: “Prisnim disa ngjarje që do të tronditnin turqit. U krijuan kushtet e nevojshme për t’u kthyer tek Jezusi. Tentativa për grusht shteti ishte një tronditje shokuese. Ashtu si në të kaluarën, shumë turq i besuan ushtrisë, vetëm se këtë herë ishte shumë vonë. Kjo është një tronditje tjetër pas tentativës për grusht shteti. Mendoj se ngjarjet do të shkojnë më keq dhe më në fund do të fitojmë ne”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne