Bota Opinion

Katër rrugët që Irani mund t’i hapë një luftë vdekjeprurëse Amerikës

nga Zachary Keck

Sipas asaj që më ka thënë Chris Harmer në vitin 2013: “Është nëndetësja më e pazhurmshmeqë qëndron në fund të një deti me rërë. Iranianët do t’i përdorin në këtë mënyrë këto nëndetëse: do të dalin nga porti, do të futen në fund të thellësisë së Gjirit Persian, do të qëndrojë pa lëvizur në sipërfaqet me rërë dhe do të presë për objektivin e saj që të afrohet.”

Nëse do të përpiqeshin që do të mbyllnin Ngushticën e Hormuzit,nëndetëset do të kishin një vlerë të paçmueshme për Iranin. Siç ka deklaruar më parë Instituti për Studimin e Luftës (ISW), “Aftësia për të përdorur nëndetëset në mënyrë efektive në ujërat e mbyllura dhe të cekëta të Gjirit Arab (persik), kërcënon në mënyrë të ndjeshme anijet sipërfaqësore që kanalizohen në Linjat e Ngushta Detare të Komunikimit.”Këto linja të ngushta detare e bëjnë të vështirë devijimin e udhëtimit të anijeve ushtarake dhe komerciale që ndjekin rrugë të parashikueshme, duke i bërë ata pre e lehtë për nëndetëset.

Pas periudhës së Luftës së Ftohtë, me përjashtim të Koresë së Veriut, asnjë vend nuk ka mundur që t’i sfidojë Shtetet e Bashkuara aq sa ka bërë Irani. Nga Lindja e Mesme në Azinë Qendrore deri në Amerikën Latine, Teherani nuk ka humbur kurrë një mundësi për të antagonizuar SHBA-në dhe për të kufizuar ndikimin e saj.

Kjo është një strategji shumëe rrezikshme. Jo vetëm që SHBA ka rrethuar Iranin me baza ushtarake në të gjitha anët, por shpenzimet ushtarake të Amerikës në vitet e fundit kanë qenë dyfishi i më i madh se të gjitha shpenzimet buxhetore në një vit të Iranit. Në rast të ndonjë konflikt ushtarak konvencional, Irani nuk do të kishte një shans kundër forcave të armatosura të SHBA-së.

Për të kompesuar këtë dezavantazh, Irani ndjek një një doktrinë ushtarake mbrojtëse që mbështetet në tre kapacitete të ndryshme: një arsenal raketash balistike që është gjithnjë në rritje, luftë detare asimetrike (veçanërisht kërcënimin e mbylljes së ngushticës së Hormuzit) dhe lidhjet me grupet militante jo-shtetërore. Edhe pse përdoren shumë sisteme armëshpër të zbatuar këtë doktrinë, pesë nga këto kapacitete janë veçanërisht të rëndësishme:

Raketat Sexh-xhil

Elementi më i rëndësishëm në doktrinën ushtarake të Iranit është inventari i tij i madh i raketave balistike që posedon. Në mesin e këtyre raketave më të përfoluratjanë familja e raketave balistikeShahab, të cilat janë modeluar duke u frymëzuar nga diznjimet e Koresë së Veriut.

Raketa Sexh-xhil-1 (dhe raketa pasardhëse Sexh-xhil-2) janë raketat më të tmerrshme nga të tjerat. Sexh-xhil-1 është një raketë balistike me sipërfaqe tokësore largësi dhe të mesme, me dy faza, të cilën Irani e ka testuar në vitin 2008. Ndryshe nga raketat Shahab, raketa Sexh-xhil-1 ka fuqi djegëse, duke e zvogëluar në masë të madhe kohën e saj të nisjes dhe duke rritur në këtë mënyrëlëvizshmërinë e saj.

Në një deklaratë përpara Kongresit në nëntor të vitit 2009, sekretari amerikan i mbrojtjes së asaj kohe, Robert Gates është shprehur se “raketa [Sexh-xhil] do të ketë një distancë prej përafërsisht 2.000 deri në 2.500 kilometra.”Një e dhënë e këtillë është në përputhje me intervalet e dhëna nga zyrtarët iranianë si ministri i mbrojtjes, Shefi i Shtabit, Kryegjenerali Mustafa Muhammed. Në këtë sferë, Sexh-xhil-1 mund të mbajë një ngarkesë prej 750 kg për ta qëluar në Izrael dhe madje edhe nëvende të caktuara të Evropës Juglindore.

Sexh-xhil-2 është testuar për herë të parë në vitin 2009 dhe ka të ngjarë qëende të jetë në zhvillim e sipër. Sipas Global Security, “Sexh-xhil-2 është vërtetuar që të ketë një aftësi të demonstruar të distancës prej 2,510 kilometrash me dizajnin e ri të hyrjes së automjetit prej 650 kilogramë tri-konikë. Gjithashtu, një raketë e këtillë mund të mbajë një raketë në përmasat e 1.000 kilogramë derinjë lartësi prej 2.000 kilometrash.” Përparimi më i madh i Sexh-xhil-2 është tek saktësia që kjo raketë ka tashmë, diçka që tradicionalisht ka munguar tek raketat balistike iraniane. Zyrtarët iranianë të mbrojtjes kanë thënë se krahasuar me Sexh-xhil-1, Sexh-xhil-2 është “e pajisur me një sistem navigimi të ri, si dhe sensorë të saktë dhe të sofistikuar.”

Nëndetëset e klasës Ghadir

Ndoshta kërcënimi më i madh që mund të bëjë Irani është aftësia e tij për të kërcënuar dërgesat e naftës që kalojnë nëpërmjet Ngushticës Hurmuzit, të cilat përbëjnë rreth 20 për qind të furnizimeve globale të naftës duke u bllokuar rrugën e tyre drejt tregjeve. Në të vërtetë, sipas disa parashikimeve, SHBA-ja ka shpenzuar rreth 8 trilionë dollarë që të mund të mbrojë ngushticën e Hurmuzit që nga viti 1976 deri më tani.

Nëse do të përpiqeshin që do të mbyllnin Ngushticën e Hormuzit, nëndetëset do të kishin një vlerë të paçmueshme për Iranin. Siç ka deklaruar më parë Instituti për Studimin e Luftës (ISW), “Aftësia për të përdorur nëndetëset në mënyrë efektive në ujërat e mbyllura dhe të cekëta të Gjirit Arab (persik), kërcënon në mënyrë të ndjeshme anijet sipërfaqësore që kanalizohen në Linjat e Ngushta Detare të Komunikimit.” Këto linja të ngushta detare e bëjnë të vështirë devijimin e udhëtimit të anijeve ushtarake dhe komerciale që ndjekin rrugë të parashikueshme, duke i bërë ata pre e lehtë për nëndetëset.

Irani zotëron një numër të llojeve të ndryshme të nëndetëseve, megjithtë flota e saj gjithnjë e më shumënë rritje e nëndetëseve të klasës 150 ton Kadir do të ishte veçanërisht vdekjeprurëse në çdo rast të ndonjëkonflikti ushtarak. Nëndetëset Gadir, të cila janë një variant i përafërt i nëndetëseve Yugo dhe Sango të Koresë së Veriut, për shkak të përmasaës së vogël dhe nënshkrimiit akustik të tyre e bëjnë veçanërisht të vështirë për zbulimin si dhe përndjekjen e tyre. Secila nëndetëse posedon dy tuba 533 mm për të goditur objektivat në det dhe po kështujanë të afta që të vendosin mina.Sipas mediave iraniane, këto nëndetëse mund të përdoren për të transportuar dhe futur trupa nga forcat e operacioneve speciale në territorin e armikut

Pavarësisht se ka mundësi që këto nëndetëse të mos jenë të njëcilësie shumë të lartë, siç ndodh shpesh me aftësitë detare iraniane, çështjet e sasisë së kësaj flote përbën një problematikë më të madhe. Irani ka së paku njëzet nëndetëse të tipit Gadirpër të shtuar më pas edhe nëndetëse të tjera që u përkasin kategorive të ndryshme.

Këto shifra janë vendimtare për mënyrën se si Irani do të vendosë t’i përdorë këto nëndetëse në rast të çdo konflikti të mundshëm. Në lidhje me këtë, Chris Harmer, i cili është një ekspert për ushtrinë e Iranit pranë ISW, më ka shpjeguar në vitin 2013 se, “Është nëndetësja më e pazhurmshme që qëndron në fund të një deti me rërë. Iranianët do t’i përdorin në këtë mënyrë këto nëndetëse: do të dalin nga porti, do të futen në fund të thellësisë së Gjirit Persian, do të qëndrojë pa lëvizur në sipërfaqet me rërë dhe do të presë për objektivin e saj që të afrohet.”

Raketa Halxh-i Fars

Raketa balistike kundër-anijeve Halixh-e Fars (ASBM) janw një tjetër komponent i vlefshëm i aftësive asimetrike detare që posedon Irani.

Raketa Halixh-e Fars e cila njihet në përgjithësi si “vrasësi Iranin i anijeve” është një raketë me lëndë djegëse të ngurtë, një raketë balistike supersonike anti-anije (ASBM) me një distancë prej 300 km dhe ka aftësinë të mbajë një ngarkesë 650 kg. Kjo raketëështë versioni i moderur i raketës me një fazë të vetme-goditëse, Fatih-110, testimin e parë të të cilit Irani e ka bërënë vitin 2002 (ndërkohë që vetë Fatih-100 është bazuar në raketën DF-11A të Kinës).

Mediat iraniane e përshkruajnë raketën Halixh-e Fars si “raketën më të përparuar dhe më të rëndësishme që posedon Marina e Ushtrisë së Gardës Mbrojtëse të Revolucionit Islamik” dhe shkruajnë se, “tipari dallues i raketës qëndron në shpejtësinë dhe trajektoren e saj supersonike. Ndërkohë që raketat e tjera kryesisht kalojnë me shpejtësi subsonike dhe në stilin e lundrimit, raketa Halixh-e Fars lëviz vertikalisht pas nisjes, kalon me shpejtësi supersonike, gjen objektivin përmes një programi të zgjuar, bllokon objektivin dhe më pas e godet atë.”

Raketa Halixh-e Farsështë testuar për herë të parë në vitin 2011 dhe që prej kësaj kohe është testuar rregullisht. Irani pretendoi se testi i dytë i kësaj rakete qëështë kryer në korrik të vitit 2012 goditi një anije lëvizëse me një normë precize prej 30 metrash. Një vit më pas, komandanti i Divizionit të Hapësirës ajrore të Divizionit të Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC), Kryegjenerali Amir-Ali Haxhizade ngriti pretendimin se Irani kishte rritur saktësinë e raketave nga 30 metra në vetëm 8.5 metra.

Janë mëse të qarta dhe transparente qëllimet e Iranit me “vrasësin e tij të anijeve”; Agjencia e lajmeve Fars, e cila është e afërt me Gardën e Revolucionitka deklaruar hapur se raketa është “e projektuar për të shkatërruar objektivat dhe forcat armiqësore në det.”Edhe Zëvendësministri i Mbrojtjes Maxhid Bukaji shprehet në mënyrë të ngjashme duke thënë se “ne ishim dëshmitarë të tërheqjes së flotës detare amerikane në Gjirin Persik pas testit të parë mbi raketën.”

Hizbullah

Hizbullahu e ka vërtetuar herë pas here se Irani zotëron në frontin e tij armë të llojeve të ndryshme, të sofistikuara dhe të përdorshme.

Hizbullahu është për Iranin shumë më i rëndësishëm sesa për të organizuar sulme klasike terroriste. Pas pushtimit të Irakut në vitin 2003, Irani përdori Hizbullahun për të trajnuar grupet militante shiite të Irakut. Ka pasur gjithashtu të dhënaHizbullahut se militantët e Hezbollahut kanë ndihmuar në trajnimin e rebelëve husi në Jemen. Megjithatë ajo që tërheq më shumë vëmendje është fakti se Hizbullahu ka qenë mbështetës i padiskutueshëmi regjimit të Bashar al-Assadit në Siri që nga viti 2011 dhe deri më tani.

Burimi : National Interest / ML

OPINIONE