Katër të ‘fortë’ në rrjetën e OFL, duhet të deklarojnë pasurinë

Tre persona të dënuar nga Fieri dhe një nga Divjaka kanë marrë formularin e vetë deklarimit të pasurisë nga Operacioni Forca e Ligjit.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krīm të organizuar apo krīme të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Aldo Gorreja, banues në Divjakë, Lushnjë, i dënuar në Itali për veprat penale “Vjedhja me ārmë” dhe “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhūnës për dhënien e pasurisë”;

Maringlen Halka, banues në Fier, i dënuar për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, mbetur në tentativë dhe “Grup i strukturuar krīminal”;

Leonard Hyka, banues në Patos, Fier, i dënuar për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i narkotikëve”;

Redon Koni, banues në Patos, Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne