Katër të vdekur, 85 të prekur, situatë e rëndë tek Infektivi

Vijon numri i lartë i të prekurve dhe të vdekurve nga koronavirusi në vend, ndërsa situata paraqitet tepër serioze tek Infektivi sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

ISHP njofton për 85 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa raportohet për 4 të vdekur.

Raportohet se tek Infektivi janë shtruar 88  pacientë, nga të cilët 12 janë në terapi intensive dhe 4 pacientë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 44 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, Vlorë, 5 në Tropojë, 3 në Elbasan, nga 2 raste në Durrës, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Kolonjë, nga 1 rast në Has, Berat, Kamëz, Pogradec, Ura Vajgurore.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar në 2 091 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1 560 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Bëhet fjalë për dy burra nga Tirana, njëriu 56 vjeç dhe tjetri 67 vjeç, një 49 vjeçare nga Tirana dhe një 21 vjeçare.

STATISTIKA

Testime totale 33750
Raste pozitive 3752
Raste të shëruara 2091
Raste Aktive 1560
Humbje jete 101 (Qarku Tiranë 52, Shkodër 17, Durrës 16, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 2, Kukës 1, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 699
Durrës 217
Shkodër 198
Vlorë 100
Lezhë 80
Kukës 58
Korçë 49
Elbasan 42
Berat 40
Fier 36
Gjirokastër 22
Dibër 19/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne