Katër viktima ka shënuar Maqedonia e Veriut nga COVID-19 në 24 orët e fundit duke e çuar numrin total në 65.
Viktimat ishin dy nga Kumanova, një nga Zhelina dhe një nga Manastiri, të gjithë me sëmundje shoqëruese.
Ndërkohë janë regjistruar edhe në total 1399 të infektuar duke kujtuar se janë 26 qytete të prekura tashmë nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut. Po ashtu qendrat kryesore të infeksionit janë pikërisht Shkupi dhe Kumanova./tpz