Shqiperia Sociale

Katolikët : sipas traditës martesa ditën e hënë , jo” martesave ditën e dielë në kishë

Kisha katolike vendosi pak javë më parë t’i thotë “jo” martesave ditë të diela nga janari i vitit 2018. Por si është pritur ky vendim dhe perse u mor vetëm nga dioqeza Shkoder – Pult.
Dom Artur Jaku, tregon vendimin:

“Arqipeshkevi në bashkëpunim me meshtarët dhe aktorët baritor, e ka diskutuar prej kohësh këtë ide, që të mos kremtohet sakramneti i marteses të dielave. Kemi ardhur në kristalizimin e kësaj ideje, që solli me pas vendimin që nga janari 2018 të mos ketë më meshë. Së pari për ne katoliket, kjo ditë duhet të shenjterohet, që besimtarët të marrin pjesë në meshe, pra në eukaristi. Në e dijmë që kur ka dasma, çifti, familja apo dasmorët nuk mund të marrin pjesë në meshë. Pra ne e kemi studiuar këtë vendim, që ti japim mundësi dasmoreve të jenë pjesë e meshes. Plus historikisht dasmat në Shqipëri nuk janë bërë të dielave, por të hënave. Kjo histori, pra kremtimi i marteses diten e dielë ka filluar pas 1990 e mrapa. Pra ky është edhe një rikthim në traditë, por edhe që besimtarët ta perjetojnë më mirë. Nëse i referohem famullisë tonë, ne kemi një fluks të madh martesave, nga 10 deri në 20 të tilla në ditë, që shpesh i tejkalon mundësitë tona. Pra as unë si meshtar shpesh nuk mund ti jap solemnitetin e merituar, kur ka një numer të madh martesash.

Si eshte pritur ky vendim, pasi jemi edhe në kulmin e dasmave?

Në fakt ka thuajse 1 vit që e kam paralajmëruar këtë vendim, ndonëse zyrtarisht u bë publik si dekret, vetëm tani. Të them të drejtën, pjesa më e madhe e besimtareve kanë dakortësi. Ato që kanë probleme janë pak çifte që kanë ndarë datën, por për to do të gjejmë rrugën e duhur që ta zgjidhim.

Ky vendim në fakt është vetëm për dioqezën Shkoder – Pult, pse jo për të gjithë vendin?

Padyshim në Shkoder është numri më i madh i martesave dhe numri i besimtareve të Krishtere është i lartë, por ne e dijmë që dioqezat kanë autonomi. Prandaj po eksperimentojmë si dioqezë, ku do të shihet nëse edhe dioqezat e tjera do t’i bashkëngjiten këtij vendimi, për të patur të gjithë një rregull të njëjtë të brendshëm funksionimi.

Vendimi është bërë publik pas miratimit të rregullores së re të arqipeshkvisë Shkoder – Pult. Në të thuhet: Ne Kishat e ndryshme te qytetit dhe ne zonat baritore te Famullise sone, eshte shperndare rregullorja e re e Arqipeshkvise Shkoder – Pult, sa i perket marrjes se sakramentit te Kurores se Marteses. Duke filluar nga data 1 janar e vitit 2018, sakramenti i Kurores se Marteses nuk do te kremtohet gjate diteve te Diela dhe Festave te Urdhnueme ne asnjeren prej Famullive te kesaj Arkidioqeze, por ne çdo dite tjeter te javes. Dita e Diele dhe Feste e Urdhnueme duhet te nderohet e t’i kushtohet vetem Zotit me pranine e gjithsecilit prej nesh ne Meshen Shenjte”. Ky vendim vjen në një kohë kur thuajse mbi 90% e martesave në vendin tonë, sidomos gjate stines se veres kryhen gjatë ditëve të diela. Per shkak të intensitetit të lartë të tyre dhe kalendarit fetar që kisha e ka të përcaktuar si festë të urdhëruar të dielen, ka vendosur të marrë këtë ndryshim rrënjësor në funksionimin e saj, pertej impaktit qe pritet të ketë tek qytetaret. Celebrimi i kurores se shenjtë në kishë është një prej ritualeve më të preferuara të çifteve të reja dhe me zhvendosjen nga dita e diele, pritet që ditët e tjera të javës të gumezhijnë nga dasmat.

OPINIONE

INTERVISTA