Katoliku Dedaj thirrje terroriste për vrasje dhe dëbim të turqve e serbëve

Ish-gazetari i KTV-së, Birol Urcan, ka shkruar në rrjetin social Facebook, se deklarimet e zv.ministrit të Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj, i cili ka thënë “mbetjet e ketyre sundimtarve te ndyre, te cilet duhet te çrrenjosen nga Kosova dhe trojet e Gjergj Kastriotit!” haptazi ka bërë thirrjë për vrasjen apo dëbimin e të gjithë Turqve dhe Serbëve, përfshirë edhe pleq, gra e fëmijë nga Kosova, nuk duhet të trajtohen vetëm në kontekstin e marrëdhënieve Kosovë-Turqi.

Urcan ka shtua se shteti i Kosovës duhet të veprojë vetë ndaj racizmit, e jo të pres kërkesa nga komunitetet pakicë në vend.

“Nuk e di pse kjo puna e deklaratës së Zv. Ministrit të Punëve të Jashtme Dedaj po trajtohet vetëm ne kontekstin e marrëdhënieve Kosovë Turqi. Zotëri Dedaj përmes fjalës “mbetjet e ketyre sundimtarve te ndyre, te cilet duhet te çrrenjosen nga Kosova dhe trojet e Gjergj Kastriotit!” haptazi ka bërë thirrjë për vrasjen apo dëbimin e të gjithë Turqve dhe Serbëve, përfshirë edhe pleq, gra e fëmijë nga Kosova. Prandaj ai duhet të protestohet, të gjykohet ose të shkarkohet nga përspektiva humane e jo nga përspektiva e e kombeve me të cilat ai ka problem. Shteti i Kosovës duhet të veproj hapur ndaj Nacizmit e jo të pres kërkesa nga komunitetetet apo shtetet tjera për të bërë diçka të tillë. Zotëri Dedaj, sado që disa nga ju nuk e merrni seriozisht, është zëvendës ministër në qeverinë e Kosovës, dhe ne emër të qeverisë ka bërë thirrje të hapur për gjenocid (çrrënjosje:vrasje apo dëbim) ndaj dy komuniteteve pakicë të cilët jetojnë në Kosovë”, ka shkruar Urcan.

Pas thirrjeve për shkarkimin e Gjergj Dedajt nga pozita e zv.ministrit, Gazeta Blic ka siguruar një kërkesë të ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, i cili kërkon nga kryeministri Haradinaj, që Dedaj të emërohet ambasador në Maqedoni.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne