Katoliku Eduart Ndocaj sulmon imam Elvis Naci, e shpall agjente turko-greko-serb

Ish Deputeti katolik Eduart Ndocaj ka sulmuar sot imamin Elvis Naçi duke ngritur pikëpyetje mbi aktivitetin e tij fetar dhe bamirës.

Teksa ka shkruar mbi të kaluarën dhe prejardhjen e Imamit Naci, katoliku Ndocaj thotë se kur as nëna e tij nuk zbaton ligjet elemtare të Kur’anit as me vënien e mbulsës ku e gjeti ai këtë mbështetje dhe forcë në besimin islam sa të mashtrojë një popull 100% katolik por viktimë e konvertimit në Islam gjatë shekujve 18-19 në kohen e pushtimit Osman.

Me tej Ndocaj shkruan se si ka mundesi ky hoxh arriti me fitue zemrat e shumë shqiptarve nga Kosova dhe Macedonia që ta simpatizojne qorrazi pa ditur as 5% për jeten e Naçit duke ngritur edhe hipoteza të tilla se ai mund të jetë i rekrutuar nga agjenturat e huaja turko-greko-serbe dhe sillet si melaqe e ardhur nga Meka e Muhamedit.

Ndocaj njohet për qëndrimet e tij të ashpra kundër fesë Islame, i fundit ka qenë ai për prishjen e memorialit turk në Tiranë dhe Lezhë, por cuditërisht ai nuk është hetuar asnjëhërë për këto qëndrime.

Statusi i Eduart Ndocaj në facebook:

“Elvis Naçi në foto me nanen dhe gruan.
Elvisi vjen nga një familje Ortodokse Shqiptare me origjinë nga Vlora
( Naçt e Myzeqes ) i ardhur në Tiranë gjatë viteve 1970,

Quditërisht ky hoxh me emer katolik me origjinë Ortodokse me një Nane të civilizuar që nuk zbaton ligjet me elementare të Kuranit as me venien e mbuleses, ku e gjeti gjithë atë mbeshtetje dhe force në besim Islam sa të mashtron një popull me origjin 100% të Krishtere por viktimë e konvertimit në Islam gjatë shekujve 18-19 në kohen e pushtimit Osman,

Si ka mundesi ky hoxh arriti me fitue zemrat e shumë shqiptarve nga Kosova dhe Macedonia që ta simpatizojne qorrazi pa ditur as 5% për jeten e Naçit.
Elvis Naçi del në skenën ( politike ) si hoxh rreth viteve 2010 dhe me një kostum që e ndërronte një here në muaj, brenda një dekade arrinë majat e aisbergut si hoxha më me famë dhë më i pasur në gjith hoxhallart e Ballkanit,

A mos vallë ky hoxh i krishter po dhe mashtrues ashtë i rekrutuar nga agjenturat e huaja turko-greko-serbe dhe sillet si melaqe e ardhur nga Meka e Muhametit.????”/Gazetaimpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne