Katoliku Tritan Shehu del kundër Turqisë pro terrorizmit kurd

Tritan Shehu ka dalë kundër Turqisë dhe pro terrorizmit kurd kjo e deklaruar nga vetë katoliku në  fjalë.

Për këtë qëndrim të ambasadorit turk qeveria shqiptare nuk është shprehur zyrtarisht.

Ndërkohë, katoliku Tritan Shehu, ish-ministri i Jashtëm, i pyetur mbi qënrimin e tij në lidhje me këtë çështje ka deklaruar se vendi ynë duhet të rreshtohet përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, duke dalë kështu haptazi kundër Operacionit turk në Siri për çlirimin e zonave të pushtuara nga terroristët.

“Mendimi i pare i imi është dëshira për të gjetur një rruge dialogu e paqeje midis palëve për të evituar sa me shpejt luftën, konfliktin, humbjet njerëzorë etj.

Se dyti unë e them qartësisht se Shqipëria është dhe duhet te jete vetëm në krah të SHBA dhe me tej te BE, veçanërisht kur ka një qëndrim zyrtar te Brukselit, për të tilla ngjarje.

Ne rastin konkret të një konflikti në një zonë shumë të komplikuar përplasjesh, larg hapësirave ku në mund të luajmë ndonjë rol aktiv apo ku mund te kemi interesa konkrete si vend apo si komb, në duhet te ndjekim me qëndrimin tonë qartësisht ne radhe të parë ShBA-në.

Kjo edhe sepse aty po luhen “lojëra të mëdha”, shume larg dimensioneve e interesave tona përkatëse, qe mund te rrezikojnë paqen ne hapësira të gjera te rruzullit, paqe e stabilitet, që nuk mund te sigurohen e të qëndrojnë në Botë pa rolin aktiv e parësor të SHBA-se”, tha Tritan Shehu./Gazetaimpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne