Kaubojsi historian sulmon Ismail Qemalin/ Ishte dakord me marrëveshjen turko-serbe kundër kombit tonë

Ish-deputeti kaubojs i PS, Eduart Ndocaj ka reaguar sërish në lidhje me ditën e Pavarësisë, duke sulmuar Ismail Qemalin.

Në një postim në rrjetet sociale, Ndocaj shkruan se “Ismail Qemalit s’ja heq kush faktin që ishte pjesë e asaj që ndodhi me 28 nëntor 1912. Por ai erdhi si turist dhe ishte akoma deputet turk dhe s’kishte as flamurin me vete se sishte nis për atë punë.”

Ndër të tjera Ndocaj shkruan se Ismail Qemali la jashtë Kosovën duke ngritur flamurin në Vlorë.

Dhe kjo, sipas Ndocaj, ishte marrveshja turko – serbe kundër kombit tonë.

“Ai beri të pavarur 30 % të Shqipërisë dhe nuk solli pavarësi për gjithë trojet shqiptare”- shkruan Ndocaj.

Postimi i plotë:

E verteta e dates 28 .11.1912 eshte e hidhur, dhe kjo duket ne rrevoltimin e çdo njeriu, qe s’e din ate dhe qe s’jep argument veç ofendon dhe kercenon duke treguar injorancen qe u ka mbuluar dhe duke u munduar te mbyllni gojen dhe fjalen e lire, qe me gjak e fituam kunder turkut e kunder diktatorit qe shkaterroi historine e lavdishme te katolikeve dhe myslimaneve shqiptare dhe duke jua atribuar lavdine dhe meritat njerezve te dyshimte ne historine tone .

Zgjohuni se keni mesuar historine e djallit, ate te Enver Hoxhes. Ismail Qemalit s’ja heq kush faktin qe ishte pjese e asaj qe ndodhi me 28 nentor 1912. Por ai erdhi si turist dhe ishte akoma deputet turk dhe skishte as flamurin me vete se sishte nis per ate pune.

Ndersa shqiptaret qe kishin 500 vjet lufte kunder padronit te Isnailit sulltanit , ata  kishin bere gati terrenin patriotet e vertete,  si dom Nikoll Kaqorri e shume klerike katolike e ortodokse dhe hoxhallare e betakshi patriot te vertet, qe luftuan 500 vjet kunder turkut, nuk kursyen asgje per komb dhe fe, duke u bere nje me popullin qe luftonte e derdhte gjak nen udheheqjen e trimave e kapedaneve te Mirdites e te jugurmt qe luftonin ne Shqiperi.

Kurse ky Ismail Qenali pinte çaj kembekryq ne Stambol neper baret lluksoze dhe haremet e turkut, ndersa shqiptaret vriteshin nga prendoria turke, ku ky ishte deputet i perandorise dge sejziston asnje dokument ku ky proteston per sgqiperin apo genocidet qe turqit benin ne shqiperi ndaj popyllit te ti.

Pra e gjeti gati terrenin dhe mendoni se me nje shkop qe i ngeci ne dore behesh babai kombit joooo kurr ,eshte kontribues po jo me shum.  Dhe me e rendesishmja, flamuri per pamvaresi  duhej te ngrihej ne Kosove, por ai hezitoi dhe ju drejtue Vlores, ose nga frika ose ishte dakord me marreveshjen turko – serbe.

Ai la jasht Kosoven duke ngritur flamurin ne Vlore . Dhe kjo ishte marrveshja turko – serbe kunder kombit tone . Ai beri te pamvarur 30 % te Shqiperis dhe nuk solli pamvaresi per gjithe trojet shqiptare.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne