Kavaja = Hekuran/Sllobodan + gaz lotsjellës serb

nga Gjergji Thanasi.

Në mars të vitit 1990 vëllezërit Rrugeja mu në mes të Stadiumit Besa hodhën parrullën: Hekuran-Sllobodan. Kur zëvendësministri Zylyftar e informoi diktatorin Alia për këtë parrullë, diktatori u kaplua nga frika. Për disa minuta murmuriste me vete fraza pakuptim tërësisht i paralizuar nga lepuri në bark.

Pas 29 vjetësh po në Kavajë Rilindja drogaxhije dhe perverse seksuale e jo vetëm seksuale u kthye te trashëgimia e Sllobodanit (Kastriot Dervishi do thoshte te trashëgimia e Dushan Mugoshës). Policia e gjeneral Leshit sot në Kavajë krahas përdorimit të granatave me gaz lotsjellës prodhim izraelit (granatat sferike, që përdoren aq shpesh kundra protestuesve palestinezë) ripërdori edhe fishekë kalibër 38 mm me gaz lotsjellës. Këta fishekë janë prodhuar në Serbi  nga Kompania Trayal Corporation me qendër në qytetin serb të Krushevacit. Këto municione kimike janë blerë në v. 2014 me firmën e ministrit të brendshëm aktualisht të pandehurit Sajmir Tahiri. Për të maskuar origjinën serbe të municioneve kimike është përdorur firma e një kapterri të FNSH-së për të prodhuar dokumente të rrema sikur këto municione kimike janë prodhim italian. Debilvëve të gjeneral Leshit publikisht u them se Certifiakta e Origjinës e këtij malli është serbe!!! Ne videon nr. 1 në minutën 9 e 26 sekonda duken qartë municionet kimike kalibër 38 mm të prodhuara në Krushevac të Serbisë.

 

 

Në videon Nr. 2 në minutën 4 e 25 sekonda shihet një lloj municioni i ri kimik me ambalazh dy ngjyrësh. Këto municione kimike janë blerë po me ngut nga gjeneral Leshi po në Serbi.

 

I kujtojmë gjeneral Leshit se në më pak se tre vjet nga thirrjet e kavajsve Hekuran-Sllobodan, ky Hekurani përfundoi në burg. Ramiz Alia po ashtu përfundoi në burg. Le të shpresojmë që Rama do përfundojë si Ramizi dhe jo si Caushesku! Le të shpresojëm që gjeneral Leshi nuk do përfundojë në burg si Hekurani, por do marri azil në Gjermani si gjeneral Agim Shehu në vaktit, ndonëse nga cfarë dëgjova në Bremen nja një javë më parë, BFV-ja gjermane i ka vënë vijën e kuqe gjeneral Leshit. Besoj se MID-i do e ketë të pamundur ta pajisë me azil gjeneral Leshin, pas këtij veprimi procedurialo-burokratik të BFV-së.

Uroj që gjeneral Leshi të mbetet optimist, sepse me firmën e zv/kryeministirt Brace Shqipëria reciprokisht i hoqi vizat me Bjellorusinë. Vë bast që Presidenti Llukashenko me shumë kënaqësi do i jepte azil politik gjeneral Leshit në Minsk!/Gazeta Impakt

 

 

 

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne