Kavajë/ Zhvillohet seanca e apelit për 8 personat e arrestuar dhe lënë në burg nga Gjykata e Durresit

Tërmeti i 26 Nëntorit ka vënë në pranga 8 persona. Në Kavajë sot po zhvillohet seanca e apelit për 8 personat e arrestuar dhe lënë në burg nga Gjykata e Durresit.

Pritet që sot të merret dhe vendimi për këta persona.

TË ARRESTUARIT

Arben Isaku, ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Klajdi Lame, inspektor i INUV në Durrës, në pallatin 6-katësh ku vdiqën dy vetë, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Albrend Qetka,specialisti i ALUIZNI-t që verifikoi pallatin 6 katësh në Durrës, i akuzuar për shpërdorim detyre

Kujtim Hasa, shefi i shërbimeve të Kavalishencës, i akuzuar për “vrasje me dashje”.

Ahmet Doda, drejtor i Kavalishencës, i akuzuar për shpërdorim detyre

Rruzhdi Xheka, ndërtues informal i ‘Hotel Mira-Mare’, ku vdiqën 2 vetë, i akuzuar për vrasje në rrethana të tjera cilësuese”.

Avdulla Osmani, ndërtues informal i “Hotel Tropikal”, ku vdiqën dy kosovarë, i akuzuar për vrasje në rrethana cilësuese

Defrim Celami, specialisti që përpiloi akti-ekspertimin e pallatit 6 katësh, i akuzuar për shpërdorim detyre

Nevjana Isufi, e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive, e dyshuar si autore e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”./GAZETAIMPAKT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne