KB shprehet e shqetësuar për ligjin e shtetësisë anti-myslimane të Indisë

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut shprehu shqetësimin e saj të Premten se ligji i ri i shtetësisë në Indi është “ka natyrë thelbësisht diskriminuese” dhe bëri thirrje që ai të rishikohet. Ligji i ri nuk shtron të njëjtën mbrojtje për migrantët muslimanë si për pakicat e tjera fetare duke minuar kështu angazhimin e Indisë për barazi para ligjit, të parashikuar në Kushtetutë, tha zëdhënësi i të drejtave të njeriut KB, Jeremy Laurence. “Ne e kuptojmë se ligji i ri do të rishikohet nga Gjykata Supreme e Indisë dhe shpresojmë se do të marrë në konsideratë përputhshmërinë e ligjit me detyrimet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut në Indi”, tha Laurence në një konferencë në Gjenevë.

Këtë javë janë rritur qëndrimet kontestuese mbi projekt-ligjin e qytetarisë indiane, i cili diskriminon 200 milion muslimanët e vendit si pjesë e axhendës së qeverisë hindu-nacionaliste. Mbikqyrësi i të drejtave të njeriut tha se India legjitimoi diskriminimin në bazë të fesë i cili qëndron në shkelje të qartë të Kushtetutës së Indisë dhe ligjeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Projektligji për Ndryshimin e Qytetarisë (CAB) i lejon Nju Delhit t’u japë nënshtetësi emigrantëve të paligjshëm që hynë në Indi nga tre vende fqinje para vitit 2015, por jo atyre që janë myslimanë. Projekt-ligji u miratua nga Presidenti Ram Nath Kovind dhe ligji i ri hyn në fuqi me botimin e tij në fletoren zyrtare të qeverisë të enjten vonë në mbrëmje, tha një zyrtar i Ministrisë së Brendshme. Projekt-ligji shkaktoi protesta në shtetet verilindore të Asamit dhe Tripura të Indisë, ku ndalim-qarkullimi ishte imponuar nëpër këto qytete të mëdha. Dy protestues të kapur u vranë gjatë përleshjeve në qytetin kryesor Assam të Guwahati të enjten, tha policia. Mediat lokale raportuan gjithashtu një vdekje të tretë që policia ende nuk e ka konfirmuar.

Kalimi i projekt-ligjit pason një ushtrim kontestues të regjistrit të qytetarisë në Assam, i destinuar për të identifikuar banorët e ligjshëm dhe për t’i larguar ata nga vendi në mënyrë të paligjshme. Në vitin 2018, qeveria indiane përjashtoi më shumë se 4 milion njerëz nga një listë e qytetarëve në shtetin kufitar të Assam, kryesisht myslimanë që flasin Bengalisht, të cilët nuk mund të merrnin dokumente të vlefshme. Masa krijoi frikë në mesin e muslimanëve që besojnë se të drejtat e tyre themelore si qytetarë indiane janë nën rrezik./Gazetaimpakt/ dailysabah/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne