KE e shqetësuar për Ora News, zëdhënësja Ana Pisonero: Po ndjekim nga afër zhvillimet

Sulmi politik nga dy televizioneve Tv Ora dhe Ora News ka marrë vëmendjen e Komisionit Evropian.

Zëdhënësja e këtij institucioni të rëndësishëm Ana Pisonero shprehet se liria e mediave është një nga shtyllat e çdo demokracie.

Pisonero është informuar nga departamenti I Informacionit për atë që ndodhi në mjediset e dy televizioneve, ku efektivë të RENEA-s në shkelje të plotë të ligjit rrethuan godinën, me armë e maska, duke krijuar presion ndaj gazetarëve, pas vendimit të SPAK për të sekuestruar pasuri të presidentit të Yldon Media Ylli Ndroqi.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian shprehet në E-mailin dërguar redaksisë se po ndjek nga afër zhvillimet në lidhje me këtë rast.

“Liria e shprehjes dhe liria e mediave janë shtyllat e çdo shoqërie demokratike, pluraliste dhe të hapur. Ne presim që institucionet kompetente shqiptare të veprojnë në përputhje me legjislacionin përkatës.”

Kjo është hera e dytë që Tv Ora dhe Ora News tentohen të mbyllen me urdhër politik.

E para ishte gjatë izolimit të COVID-19, ku u vendos mbyllja e stacionit për shkelje të supozuara të kërkesave për distancim shoqëror në studio.

Vendimi u rrëzua dhe stacioni u lejua të vazhdojë funksionimin.

Në mbështetje të gazetarëve të dy televizioneve janë shprehur edhe mjaft organizata të medias.

Ndërsa edhe qytetarët janë solidarizuar duke e vlerësuar Ora News dhe TV ora si mediumin që shpreh interesat e tyre./oranews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne