Kë favorizon bojkoti, PS, PD apo LSI?

Shqiptarët kanë votuar në një numër shumë më të vogël se sa në vitin 2013. Sipas të dhënave zyrtare votimi është në afro 44 %, në raport me 53 % që ishte katër vjet më parë. Thënë ndryshe, edhe pse KQZ vijon të japë të dhëna entuziaste, afro 350 mijë shqiptarë më pak kanë hedhur votën e tyre në kutitë e votimit.

Po kë favorizon ulja e numrit të votuesve? Llogjikisht dhe deri më sot, eksperienca ka treguar se votimet masive kanë shënjuar ndryshime dhe rrotacione të plota. Numri i lartë i votuesve në vitin 2005 dhe 2013 çuan në rotacion të pushtetit. Bojkoti i votimeve zakonisht deri më sot ka favorizuar partinë në pushtet. Së paku ky ka qenë trendi i derimë sotëm.

A do përsëritet sërish ky trend? Eshtë vështirë të thuash, sepse të dhënat qark për qark janë kontradiktore. Në qarqe si Kukësi që voton kryesisht djathtas pjesëmarrja është shumë e lartë. Po kështu është e lartë në Gjirokastër që voton majtas. Por po ashtu eshtë e ulët në Fier e në Vlorë që votojnë sërish majtas. Pra kalkulimi është i vështirë. Por nëse i besojmë formulës së vjetër, bojkoti tregon që sfidantët e qeverisë, pra PD dhe opozita nuk kanë arritur ti motivojnë qytetarët për të larguar një qeveri, keqadministrimi i së cilës ka qenë evident. Ndërkohë, mosdalja e qytetarëve mund të penalizojë partitë e reja, duke i çuar votat e tyre, nëse nuk kalojnë pragun, sërish në favor të partisë më të madhe. Dhe partia më e madhe duket se është PS. Mbetet të shohim rezultatin e LSI, e cila, nëse PD arrin të ruajë rezultatin e 2013, mund  të jetë diçizive për krijimin e një qeverie ndryshe.

Bojkoti në votim nuk ishte as më shumë e as më pak, por fryma e krijuar në fushatë dhe mungesa e vizionit nga të gjithë liderët politikë në këtë zgjedhje.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne