Kë të besojmë? Ornela Vorpsin apo dy gazetarët e huaj që bënë me dhimbje koke Edi Ramën

Artistja Ornela Vorpsi ka krijuar padyshim lajmin kryesor në të gjitha mediat javën që lamë pas.

E ardhur në Shqipëri për hapjen e ekspozitës së saj “Providence” në hapsirën COD në Kryeministri, Vorpsi bëri më shumë lajm për deklaratat e saj për Kryeministrin Rama sesa për pikturat e prezantuara prej saj.

Vorpsi tha se e ka dashuruar Ramën por se ky i fundit nuk ia ka kthyer dashurinë.

Edi, ishte dukshëm në distancë të jashtëzakonshme me ç’të ofronte Shqipëria atëkohë. Ndoshta i kishte edhe mundësitë. Por sido që të jetë. Ai kishte karizmën, sharmin dhe kishte lexuar jashtë mase. Për mua, humnera mes Edit dhe profesorëve të tjerë ishte e madhe. Me Edin, isha e dashuruar në mënyrë platonike. Ai nuk më ka dashur. Si njeri, për mua, ka qenë një gjeni”,– ka thënë Vorpsi, sot 49 vjeçe, nënë e një vajze 9 vjeçare.

Një tjetër citim interesant i shkrimtares së pabotuar kurrë në gjuhën shqipe, ishte se Rama ka arritur të magjepsë parisienët gjatë periudhës kur ka jetuar në Paris.

“E kush nuk ishte?! Më thoni kush nuk ishte i dashuruar pas tij atëherë?! Ishte një mrekulli e vërtetë. Edhe kur ishte në Paris, francezët ishin të dashuruar me Ramën. Sa hapte gojën dhe fliste, magjepste. Në një farë feje edhe Shqipëria është e dashuruar me të, në të kundërt nuk do ta kishin zgjedhur as kryetar bashkie, as Kryeministër. Edhe shqiptarët vetë e kanë “pësuar” sharmin dhe kualitetet e Edi Ramës. Ky është fakt! Sepse ai ka elokuencë dhe kulturë të gjithanshme. A mendoni, a kishte në atë kohë një njeri aq të ri dhe aq të ditur që fliste për filozofinë e Martin Heidegger (filozof gjerman, më i njohuri dhe më i rëndësishmi për shekullin e 20-të , Redaksia-shënim)”, tha Ornela Vorpsi.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=tyeY1E29p2g?feature=oembed]

Në rrjetet sociale kjo deklaratë ka trazuar ‘shpirtrat’ e shqiptarëve. Nga sharjet tek ofendimet, mbrojtjet dhe justifikimet, Vorpsi ka shkaktuar një zhurmë të pamohueshme.

Por nuk është e para Ornela që hap polemikë për ‘artistin’ Rama dhe talentin e tij.

Faxweb.al sjell në vëmendje rastin e Bienales së Venencias, ku me para të buxhetit të shtetit, Kryeministri ynë hapi një ekspozitë.

Krejt ndryshe nga shqiptarja Vorpsi, dy gazetarët e huaj, të Artsy.net, Alexxa Gotthardt dhe Scott Indrisek, komentuan pikturat e Kryeministrit Rama në Bienalen e Venecias në vjeshtën e 2017-ës.

Pak ditë pasi Rama shpërndau ‘bujën’ e arritur në Bienale në të gjitha mediat afër qeverisë, dy gazetarët e huaj publikuan komentin e tyre, që siç u përfol asokohe “e bënë Ramën me dhimbje koke”.

Ata i krahasuan pikturat e Edi Ramës me eksperimentet mbi librin e shënimeve të një adoleshenti të droguar kolegjesh.

“Në segmentin Giardini, të “Viva Arte Viva”, një dhomë e madhe është e mbuluar me një letër muri, me një seri vizatimesh gjeometrike, shumëngjyrëshe, pak si eksperimentet në fletoren e një djali kolegji të talentuar nën efektin e drogës.“-shkruante Indrisek.

Pjesa më interesante e komentit të dy gazetarëve të huaj, të specializuar në kritikë arti, është fakti se pikturat e Ramës nuk do kishin vlerë nëse ato nuk do prezantoheshin nga një Kryeministër.

Për të qenë të sinqertë deri në fund, punimet nuk do të kishin ndonjë rëndësi, sikur të mos ishin bërë nga kryeministri i Shqipërisë, një njeri që u bë i famshëm sepse ngjyrosi pallatet në Tiranë, kur ishte kryetar Bashkie. Një letër muri e ngjashme është përdorur për të dekoruar zyrën e tij në godinën e qeverisë.Vizatimet janë bërë në dokumentat dhe letrat e zyrës së tij, të përzgjedhura gjatë ditës së punës”-thonin ata.

Dy gazetarët nuk ishin të panjohur

Foto: Alexxa Gotthardt, gazetare e Artsy.net

 

Gazetarja Alexxa Gotthard, e diplomuar në “Middlebury College”, me një eksperiencë 3 vjeçare tek “Artsy.net”(media e rëndësishme që shkruan për mbi 70 mijë artistë në botë), bashkë me kolegun Indrisek lanë këto komente duke hapur një tjetër ‘stuhi’ në diskutimet publike në vendin tonë.

 

Foto: Gazetari i Artsy.net, Scott Indrisek

Indrisek gjithashtu ka eksperiencë mbi 9 vite në media.

Ish-Kryeredaktori i revistës “Modern Painters”, ishte i prerë në komentin e tij për Kryeministrin shqiptar:

”…një dhomë e madhe është e mbuluar me një letër muri, me një seri vizatimesh gjeometrike, shumëngjyrëshe, pak si eksperimentet në fletoren e një djali kolegji të talentuar nën efektin e drogës”.

Në këtë rast vlen të pyesim:

Kë të besojmë?! Ornela Vorpsin, që me emocion dhe kthjelltësi thotë se përveç Ramës, në Paris nuk ka patur njeri që ka patur njohuri për Martin Heidegger?!

Apo dy gazetarët, Alexxa Gotthardt dhe Scott Indrisek që thonë se nëse Rama nuk do ishte kryeministër, pikturat e tij do ishin të rëndomta?!

Kryeministri Rama i cili nuk hezitoi të quante gazetarët e “Le Iene” –kazan, në rastin e komentit të dy gazetarëve të Artsy.net nuk ka bërë asnjë reagim.

Deri më sot, Kryeministri ka zgjedhur të mos komentojë asnjë nga këto kritika.

(F.G/Faxweb.al)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne